Adrion Pajaziti

Risia e Sylvinhos, kush është Adrion Pajaziti! Dy vite më parë u largua nga Kosova, në pronësi të Fulham

4 Tetor, 10:49| Përditesimi: 4 Tetor, 10:54

  • Share


Sylvinho, trajneri i Kombëtares ka bërë me dije listën për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve. Risi mes 24 emrave është ai i Adrion Pajazitit, futbollistit që këtë verë u largua nga Fulham U-21 dhe luan si i huazuar me HNK Gorica në elitën e Kroacisë.

I lindur në Londër më 16 nëntor 2002, djaloshi mban shiritin e kapitenit me U-21 e Shqipërisë, aty ku ka luajtur 13 ndeshje dhe ka shënuar tetë gola. Pajaziti ka qenë pjesë edhe e Shqipërisë U-19 dhe U-20, teksa në 2021 luajti tre ndeshje për Kosovën U-21.

Dy vite më parë, ai së bashku me Medon Berishën u larguan nga Dardanët dhe u bashkuan me Shqipërinë U-21, teksa sot e gjejnë vetën në ekipin e parë. Prej 2019 Pajaziti është pjesë e moshave të Fulham dhe ia ka dalë të jetë me ekipin U-21 të londinezëve.

Këtë sezon në elitën e Kroacisë ai ka luajtur në katër takime, për 291 minuta në total, teksa shihet si e ardhmja e mesit të fushës në Kombëtare.


Lajmi kryesor:

Sylvinho publikon listën për Ligën e Kombeve, tre rikthime dhe risi! Kapiteni i U-21 me ekipin e parë, mungon Manaj


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?