Risia e UEFA-s në Partizani - BATE, Zekic ideon formacionin! Kryeqyteti dëgjon sot 'melodinë' Champions

11 Korrik 2023, 09:52| Përditesimi: 11 Korrik 2023, 16:05

  • Share

Partizani dhe BATE Borisov luajnë sot në 20:45 në "Air Albania", për turin e parë kualifikues në Champions League. Kampionët e Shqipërisë kanë bërë që në kryeqytet këtë të martë të dëgjohet melodia Champions, me "Demat" që duan një sukses në debutimin e trajnerit të ri, Zoran Zekic.

Kroati e ka në mendje formacionin, teksa nisur nga forma dhe stërvitjet e fundit skema pritet të jetë sërish 4-4-3. Në portë afrimi i fundit Qirko, mbrojtja me katër i takon Hadroj-t nga e djathta, teksa në qendër rikthehet Telushi i mbështetur nga Sota dhe Atanaskoski në të majtë.

Mesi i fushës do jetë për Rrapaj, Mehmeti dhe Murataj, ndërsa në sulm ka një balotazh mes Carës dhe Grezdës, teksa Da Silva dhe Mba duken në formë për një fanellë titullari.

Në këtë përballje, UEFA ka vendosur që të përdoret sistemi VAR, ndryshe nga edicionet e tjera. Tanimë teknologjia që i vjen në ndihmë arbitrave do përdoret që në raundin e parë kualifikues në Champions, ndryshe nga vitet e tjera kur përdorej në raundin e tretë dhe ndeshjet play-off.

Në "Air Albania" gjykon belgu Nathan Verboomen, me ndihmësa bashkëkombasit Hillart, Uyns dhe De Cramer. Në VAR do jetë Thibaut Nijssen dhe ndihmës i tij Jan Boterberg.

Formacioni i mundshëm:

Partizani: Qirko; Hadroj, Telushi, Sota, Atanaskoski; Rrapaj, Mehmeti, Murataj; Da Silva, Cara (Grezda), Mba Trajner: Zoran Zekic

S.Dh//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?