Ankandi i DPSHTRR

Risia me targat e personalizuara, 430 mijë lekë për 'ZZ77ZZ' dhe ‘1K1NG’! Ankandi i parë

6 Qershor 2023, 08:51| Përditesimi: 6 Qershor 2023, 08:58

  • Share

Për herë të parë në Shqipëri është aplikuar një sistem rezervimi online për targat e serive të veçanta. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar ankandain e parë të targave të personalizuara.

“Çekiçi goditi tryezën në orën 15:00, në kapanonin tonë në Fushë-Prezë duke nisur kështu Ankandin e parë të Targave të Personalizuara!

Një atmosferë tërësisht automotive mirëpriti shërbimin tonë më të ri, risinë e Ankandit, për një standard krejt të lartë transparence në blerjen e kombinimit të preferuar, duke nisur ndërtimin e një kulture të ndershme tregëtimi, përkundër sjelljeve të së shkuarës së nënbanakut e rryshfetit!

Tabu që thyhen në vendin ku mjetet rrugore private qenë herezi deri në 1990-ën, ndërsa sot flota vendase rritet në mbi 850 mijë mjete dhe në mënyrë krijuese gjenerojmë fonde që shkojnë për programe edukative mbi sigurinë rrugore dhe aktivitete të trashëgimisë automotoristike, Retro Albania, sisteme e infrastrukturë moderne, investime e kapacitete!

Mes brohoritjesh, tabelash që ulen dhe ngrihen për të ofertuar vlerën më të lartë, u shpallën fituesit e targave të para me ankand.

Të gjithë janë kurioz të dinë se cila është targa më e lakmuar dhe e paguar më shtrenjtë Targa "ZZ77ZZ me disa ofertues u shit për 430,000 lekë, e pasuar nga targa “7ZZZ7 dhe targa '1K1NG'!

Mirë u takofshim në ankandin e radhës, që tashmë do të jetë format pune i shpeshtë, për ato targa që kanë potencial oferte të gjerë! Deri atëherë, kombinoni bukur dhe shprehni imagjinatën tuaj me 5-6-7 karaktere platformën online:

Në këtë link do të gjeni edhe videon shpjeguese: https://we.tl/t-x096FY7EFR

Shënim:
Për të gjitha kategoritë, përveç vlerës së shërbimit, do të aplikohet edhe vlera prej 7,700 Lekë që përfshin tarifat standarde për pajisjen me targë/regjistrim mjeti pranë DRSHTRR-ve për automjetet*; ndërsa kjo vlerë për motomjetet është 6,700 Lekë. 
*Për automjetet nuk përfshihen tarifa RBS, Kalim Pronësie ose ndryshim formati targe nga drejtkëndëshe në katrore. 
Të gjithë aplikantët e këtij shërbimi do të kenë prioritet në kryerjen e procedurave, pa pritur në rradhë. 

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbëri: 06/06/2023 10:17

    Bravo bravo ZZZZ E PUTINIT SHUMË ME VLERË EDHE NË SHQIPËRI, BRAVOS

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?