Ristani: Apeli nuk mund ta shqyrtojë kërkesën e Alibeajt! Vangjeli: Të gjitha palët e kanë marrë peng PD-në për interesa personale, të zgjidhet politikisht

22 Prill 2022, 18:27| Përditesimi: 22 Prill 2022, 21:12

  • Share

Gjykata e Apelit ka regjistruar sot kërkesën e Enkelejd Alibeajt që kundërshton vendimin e Shkallës së Parë, që njohu statutin e Rithemelimit. Por lidhur me procesin e ri që pritet në Apel, ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani ka qenë i ftuar në ‘Kontrast’ të Report TV. Në panel me gazetarët Denis Minga dhe Lorenc Vangjeli, Ristani tha se vetë komandimi i Alibeajt në krye të PD-së është jolegjitim pasi nuk ka kaluar në forumet e përcaktuara. Si rrjedhojë, Ristani tha se Alibeaj nuk mund të përfaësojë PD-në në raport me të tretët. Në rastin konkret me Gjykatat.

“Ka disa fakte që janë interesante. Kur gjyqtari Zhukri mori në shqyrtim këtë dosje, pati një kërkesë nga Alibeaj që kërkoi përjashtimin e këtij gjyqtari. E mori në shqyrtim këtë kërkesë një gjyqtar tjetër se Alibeaj nuk ishte palë në proces dhe s’mund të ankohej. Zoti Ivi Kaso në emër të ‘Rithemelimit’ kur shqyrtohej çështja nga gjyqtarja Muça ka kërkuar të behët pjesë ne proces dhe ajo s’e ka pranuar. Po kjo gjykatë ka dy vendimi mbi një çështje që e ka trajtuar si çështje ku s’mund të ketë dy palë. Pra një çështje në shkallën e parë, s’mund të bëhet me dy palë në Apel. Prandaj çështja trajtohet si e tillë që trajtohet në themel.

Gjykatës i është drejtuar zoti Alibeaj me firmën e tij në emër të Partisë Demokratike. Por statuti thotë se Kryetari është ai që mban marrëdhëniet në emër të PD me të tretët. Në rast të vakumit kur komandohet dikush tjetër, duhej Këshilli Kombëtar të votonte për komandimin e tij. Kjo nuk ka ndodhur, pra Alibeaj nuk mund ta përfaqësojë Partinë Demokratike. Në këto kushte që flasim, në regjistër figuron ende kryetar zoti Basha dhe ky është gjithashtu një handikap.” – tha Arben Ristani.

Ditën e sotme Gjykata e Tiranës ka pranuar ankimin e Partisë Demokratike, përfaqesuar nga Enkelejd Alibeaj,  kundër vendimit të Agron Zhukrit që regjistroi ndryshimet Statutore në Partinë Demokratike sipas Kuvendit të 11 dhjetorit të Sali Berishës. Gjyqtarja Blerina Muça vendosi në Dhomë Këshillimi se PD, përfaqësuar nga Alibeaj ka të drejtë ta paraqesë ankimin në Apel të vendimit të Zhukrit. Tashmë, i takon Gjykatës së Apelit të vendosë nëse do të pushojë ankimimin, apo do të kthejë për shqyrtim po në Gjykatën e Tiranës por me trupë tjetër gjykuese, kërkesë padinë e Rithemelimit për regjistrimin e statutit të 11 dhjetorit që Zhukri e vulosi më 25 mars 2022. Nëse vendimi i Zhukrit rrëzohet në apel, Sali Berisha e humbet sërish kontrollin e PD që në fakt e mori pa pritur shkallët e tjera të vendimit.

Ora 18:44
Vangjeli: Kriza në PD duhet zgjidhur politikisht, të gjitha palët e kanë marrë peng për interesa vetjake

 

Për Lorenc Vangjelin, kriza në Partinë Demokratike ka nevojë për një zgjidhje politike brenda saj, para se të mbërrinte në dyert e gjykatave.

Për ‘Kontrast’ në Report TV, analisti u shpreh se PD sot është e marrë peng nga të gjitha palët për interesat e tyre vetjake.

“Këtu kemi disa palë ku interesi vetjak po prevalon mbi interesin e PD dhe tëmbarë shoqërisë shqiptare. Sot PD është marrë peng në emër të interesave vetjake. Duhet që kriza në PD të zgjidhet politikisht sepse përndryshe agonia do të vijojë të zgjatet. Unë mendoj se në PD nuk ka pasur as edhe një jurst mesatar. Janë dy frymë brenda PD që ndeshen se cila ka supermacinë mbi tjetrën dhe mbi këto palë qëndron duke u ngrohur në diell Edi Rama që është e vetmja palë që përfiton nga kjo situatë” – tha Vangjeli.

Ndërkohë, ish-Sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani, u shpreh se deri më sot duket sikur në PD është gjetur një rrugë për ta koklavitur çështjen dhe jo për ta zgjidhur.

“Nuk është zgjedhur rruga për ta zgjidhur, por rruga për ta koklavitur në interes të një grupimi. Kuvendi i 30 prillit do të dalë me vendime që do të shkojnë sërish në gjykatë. Çfarë do të bëjë gjykata? Do të marrë sërish ankimet e kujtdo pasi t’I ketë njohur njëherë vendimet?” – tha Ristani.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?