Ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD Arben Ristani i ftuar në Report TV ka deklaruar hapur se do të donte që në zgjedhjet e ardhshme Partia Demokratike ta merrte e vetme pushtetin duke nënkuptuar se koalicioni me LSI nuk është aq i dëshiruar.
"Unë besoj se kjo është pjesë e lojës demokratike dhe mënyrës si operojnë palët në një fushë parazgjedhore. Do kisha preferuar që PD ta merrte e vetme pushtetin por s'ka asgjë të keqe që forcat të bashkëveprojnë me njëra- tjetrën. Këtu nuk bëhet fjalë për aleancën e qelbësirave që u bë kur donin të rrëzonin Sali Berishën. Kjo është një aleancë politike që bashkëpunojnë për të bërë më të mirën.
Por ne nuk i përkasasim të njëjtës familje. Atë ai përkasin Partisë Socialiste, ne jo. Është normale që politika të bashkëpunojë për një koalicion legjitim. Kjo nuk ngjan me aleancën e qelbësirave", tha Ristani.
Gjatë intervistës ai është pyetur edhe për të larguarit e PD, specifikisht për ish-deputeten Jozefina Topalli, e cila nuk është përfshirë në listat për kandidate për deputete në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ristani tha se i vjen keq që ajo nuk është përfshirë në lista dhe se do të preferonte që jo vetëm Topalli, por edhe disa kontribues të tjerë të vjetër të PD që nuk janë më, të ishin në këto zgjedhje.
"Unë do kisha preferuar që jo vetën Topalli por edhe disa kontribues të vjetër të PD qtë kishin qenë në këto zgjedhje e ti përballonim së bashku.
Unë jam një natyrë që vështirë t'i prish marrëdhëniet me dikë. Kam marrëdhënie të mira, normale. Zonja Topalli është një personalitet në politikën shqiptare, dhe nuk kam qenë unë. Sigurisht nuk ka asgjë të keqe. Unë personalisht do të doja të ishim së bashku", shtoi ndër të tjera ish-deputeti për Report Tv.
Ndërkaq ka folur dhe për kohën kur ka qenë në KQZ, duke theksuar se mendon që nuk ka bërë asnjë "mëkat".
"Kam pasur fatin që veprimtaria ime, domethënë jo vetëm e imja e gjithë komisionit, bëhet fjalë për anëtarët e komisionit. Pra KQZ pati fatin në atë kohë që vendimet e tij u ankimuan. Ka patur një kontroll, që gjykatat kanë gjykuar atë që gjykuam ne. Vendimin e zgjedhjeve janë konfirmuar nga sistemi gjyqësor. Vota në kuti të gabuar sot është në kuti të ligjit. Unë bashkë me komisionin kemi vlerësuar se vota në kuti të gabuar është e vlefshme për këtë jemi kontestuar por sot e ke të shprehur në ligj se vota në kuti të gabuar është e vlefshme. Socialistët i menaxhojnë zgjedhjet me komisionerët e tyre. S'ka pasur kontestim me asnjë komisioner atëherë", shtoi ai.
Ish-Sekreari i PD Arben Ristani në një intervistë në Report Tv ka folur për marrëdhënien e tij me kreun demokrat Lulzim Basha, dhe rikthimin e tij në parti pas "krisjes" që pati mes tyre.
Ristani ka thënë se nuk e quan veten ushtar rreshti dhe se mund të flasë kur mendon se diçka nuk po shkon si duhet dhe se mund të bëhet edhe më mirë.
"Marrëdhënia ime me kryetarin e partisë ka qenë korrekte dhe në linjën e saj normale. Kritikat janë pjesë e zërit së gjithsecilit kur ndjen se ka diçka për të thënë apo mendon se diçka mund të bëhet më mirëë. Ne nuk jemi ushtarë dhe nuk jemi në rresht.
Sot kemi përballë Ramën dhe të gjithë jemi të mobilizuar të fitojmë betejën që kemi përpara. Nuk është ky momenti për t'u çfokusuar. Fokusi është beteja kundër qeverisë dhe kryeministrit", shtoi ai.
Ne dore te zotit ky pleher Live ne TV e ne prezence te ambasadorit amerikan e duke zbatu urdherat e berishes i dha fitoren Bashes duke perdore dallavere dhe nuk pranoi me hape kutijat e votimeve por dha urdher e i dogjen ne sauk per gjithe naten dhe thote jam i nershem,ketu eshte fundi botes dhe merr fund gjithcka.
PërgjigjuArben fare nuk te vret ndergjegja? U pe me ze e figure ne manipulimin e zgjedhjeve te bashkise Tirane .Behu bure e kerko falje.Te pakten laj ndergjegjen
PërgjigjuFutja dopjo raki edhe turshi pijanec i komunizmit mos permend Jozin plehre
Përgjigjuqw ta marre pushtetin e vetme PD eshte fitore e madhe por nga qe eshte lidhur me LSI nuk e mar aspak, edhe 4 vjet ne opozite do rrije.
PërgjigjuTi mekatet ne KQZ i ke bere me ze e figure, por ne kete vend asnje politikan nuk paguan
PërgjigjuI ke fut noj dopjo mo pijanec?
PërgjigjuNa mbushe mendjen kur thua Skam bere mekate Pse te beri partia zvminister I brendshem pas dhenies se mandatit te bashkise Bashes?
Përgjigju