Ristani në ‘Kontrast’: Lufta e Metës me Bashën e hershme, s’ka lidhje me Berishën! Deputetët pro kryedemokratit, biznesmenë që kanë interes ekonomik

24 Janar 2022, 19:21| Përditesimi: 24 Janar 2022, 19:46

  • Share

Për ish-deputetin demokrat Arben Ristani, deklaratat e presidentit kundër Lulzim Bashës nuk janë të reja dhe në funksion të Grupimit të Berishës. Ai tha se kjo ‘luftë’ mes Ilir Metës dhe kryetarit të PD është e hershme. Edhe vetë shpallja e 6 Marsit si datë për zgjedhjet e pjesshme, sipas Ristanit vjen nga afatet ligjore. 

“Zgjedhjet duheshin dekretuar. Që presidenti po priste Gjykatën Kushtetuese është një arsyetim që qëndron. Ka pasur një deklarim të hershëm të Metës për Bashën, kur e cilësonte si një njeri që të gënjen edhe për orën, sepse kjo tregon pikërisht karakterin e Bashës. Pra kjo përplasje mes tyre është më e hershme” – tha Ristani.

Për ‘Kontrast’ në Report TV ai u shpreh se deputetët që mbështesin sot Lulzim Bashën lënë për të dëshiruar. Sipas tij, nuk bëhet fjalë për politikanë, por për biznesmenë që e shfaqin interesin e tyre ekonomik hapur.

“Në fillim kishte ato deputetët e ‘kërpëratës’… Deputetët që ke sot në grupin e PD dhe që mbështesin Bashën janë persona që nuk shohin përshembull një bashkëpunim me mazhorancës për reforma, apo ndryshime kushtetuese, apo për ligje etj. Por ke disa njerëz që sot flasin me terma biznesi si ne rastin e portit të Durrësit. Pra duket që lufta në parlament është një fasadë dhe që ata janë fokusuar vetëm në bashkëpunime me terma ekonomikë përfitimi” – tha Arben Ristani.

Duke u ndalur tek një koalicion i mundshëm mes Grupimit të Berishës dhe Lëvizjes Socialiste për integrim, ai shtoi se:

“E gjithë fuqia e pushteti që quhet regjim, duhet të përballet me një koalicion sa më të gjerë opozitar. Dhe ky koalicion nuk duhet të përjashtojë askënd, por të ketë në përbërje njerëz politikë. Pra të gjitha që janë kundër regjimit duhet të jenë bashkë”.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?