I dërguari i Berishës në Korçë, Arben Ristani, ka thënë për mediat nga ky qytet se ka disa degë që janë mbyllur për shkak se janë me kreun e PD, të cilin ai e quan 'Lul Brava'.
Si pritet të jetë votimi sot në Qark?
PD është e angazhuar që në zbatim të vendimeve të Kuvendit të datës 11 të zhvillojë zgjedhjet për konfirmimin e vendimeve të kuvendit për shkarkimin e Bashës. Duke parë angazhimin e degëve pres që votimi të jetë masiv. Por në fakt duke vënë re votimin e deri tanishëm në pak minuta janë mbi 50 anëtarë që kanë votuar. Me këtë fluks dita do të jetë me një vrull votimesh të demokratëve.
Në lidhje me mbylljen e selive?
Në lidhje me mbylljen kjo ka në degët e PD aty ku ka edhe pak anëtarë që i përgjigjen ende Lul Bravës, por kemi zgjedhur kinemanë e qytetit dhe nuk kemi probleme me votimin.
Salianji ka thënë që nuk do hapen dyert e selive.
Ky i Lozhanit mo? Shiko vërtet disa prototipa që janë bashkuar Lul Bravës por janë të pallogaritshëm. Sot fluksi do të tregojë që do të ketë fluks masiv.
Lajmi kryesor:
Referendumi i Berishës/ Probleme me listat, votojnë edhe pa e pasur emrin! Vokshi: Votuan rreth 44 mijë, 99% pro shkarkimit të Bashës (VIDEO)
K.T.//ReportTv.al