Kuvendi i Shqipërisë

Politikë

Ristrukturimi i komisioneve parlamentare/ Mazhoranca synon t’i marrë PD 'Integrimin', delegacioni i BE: Anëtarësimi ka nevojë për konsensus ndërpartiak

3 Shtator, 12:20| Përditesimi: 3 Shtator, 12:31

  • Share

Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka reaguar për mediat lidhur me ristrukturimin e komisioneve parlamentare, reformë në kuadër të të cilit mazhoranca synon të shkrijë në një të vetëm Komisionin për Çështjet Europiane, që është drejtuar historikisht nga opozita, me atë të Politikës së Jashtme, duke i marrë kështu opozitës drejtimin e një prej komisioneve më të rëndësishëm që ajo ka drejtuar.

BE thekson rëndësinë kyçe që Parlamenti i Shqipërisë ka në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në avancimin e reformave të nevojshme për këtë qëllim.

“Parlamenti i Shqipërisë është një institucion kyç për çuarjen përpara të agjendës së reformave që lidhen me BE-në dhe konsolidimin e progresit të arritur deri tani në kontekstin e procesit të anëtarësimit.”-thotë delegacioni në reagim.

Ndërkohë që priten zhvillimet në lidhje me konstituimin e strukturave të reja parlamentare, Delegacioni i BE-së thekson pritshmërinë që integrimi në BE të vijojë të jetë një përparësi ndërpartiake, duke i dhënë një rëndësi të veçantë konsensusit politik.

“Në këtë drejtim, presim me padurim hapat konstituivë të parlamentit të ri, si dhe presim që integrimi në BE të mbetet një përparësi ndërpartiake për ligjvënësit në legjislaturën e re parlamentare.”-vijon delegacioni në reagim. Për të qenë i suksesshëm, anëtarësimi ka nevojë për konsensus ndërpartiak.”-thotë delegacioni.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mara emigrante ne Itali: 03/09/2025 13:39

    Komisioni i takon PS e cila po e çon perpara aderimin e vendit , ndersa pd eshte shkateruesja e integrimit duke nxire Shqiperine

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha vijon të sulmojë drejtësinë, KLGJ nuk reagon: A ka dy standarde?