VIP & Spektakël

Rita Ora befasohet në radion britanike, moderatori është shqiptar! Ja përshëndetja që bëjnë me njëri-tjetrin (VIDEO)

5 Qershor 2024, 08:39| Përditesimi: 5 Qershor 2024, 09:04

  • Share

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora teksa ishte e ftuar në emisionin e mëngjesit në Capital FM të Skocisë, mësoi se një nga prezantuesit i quajtur Fat, ishte gjithashtu shqiptar nga Kosova.

“Mirëmëngjes Rita, mirë se erdhe në Capital Breakfast”, iu drejtua ai, ndërsa Rita, iu përgjigj po aq e entuziazmuar në gjuhën shqipe “Mirëmëngjes Fat”.

Nuk kam takuar kurrë në jetën time dikë që vjen nga vendi im dhe ka theks skocez. Kjo është e mrekullueshme”, dëgjohet të thotë këngëtarja.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?