Rita Ora

VIP & Spektakël

Rita Ora fiton çmimin 'Latin American Music Awards 2019'

19 Tetor 2019, 16:03| Përditesimi: 19 Tetor 2019, 16:48

  • Share

Këngëtarja shqiptare Rita Ora vazhdon të korrë  sukses në arenën ndërkombëtare.

Ajo ka rrëmbyer çmimin  për videon më të mirë në "Latin American Music Awards 2019”  me këngën "R.I.P” në bashkëpunim me Sofia Reyes dhe Anittan.

Vajzat e publikuan në mars të këtij viti këngën “R.I.P", që numëron 134 milionë klikime në Instagram.

Në këtë kategori, Rita mposhti emra të njohur siç janë Maluma, Daddy Yankee, Camila, e të tjerë.

Në mbrëmjen e  "Latin American Music Aëards 2019” ishte vetëm Sofia Reyes, e cila mori çmimin.

Rita aktualisht ndodhet në Meksikë, ku po shkëlqen në koncerte.

Foto nga vajzat

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?