Rita Ora, këngëtare

VIP & Spektakël

Rita Ora frymëzim për aktoren e famshme, Margot Robbie zbulon arsyen

31 Korrik 2018, 16:23| Përditesimi: 31 Korrik 2018, 16:26

  • Share

Aktorja Margot Robbie është një nga personazhet më të njohura të kinematografisë, madje ajo është cilësuar si një nga personat më me influencë në botë. E megjithatë dhe aktorja e ka një frymëzim. Margot Robbie ka gjetyur diçka frymëzuese tek këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora.

Në filmin e saj më të ri aktorja ka përdorur zërin e saj si referencë: “Një mikja ime, Rita Ora, ka një theks shumë të këndshëm kështu që e përdora zërin e saj si referencë. Kur zgjedh një theks, më duhet të gjej dikë ku mund të kërkoj në internet shumë intervista të tij ose ndonjëherë gjej njerëz që kanë një ‘blog’ dhe kështu mund t’i dëgjoj duke folur. Ka pak Rita në këtë film. Ajo ka një theks shumë të mirë. E adhuroj’- është shprehur ajo më tej.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?