Këngëtarja e njohur Rita Ora e bezdisur nga paparacët, ka mbuluar fytyrën e saj me çantën e zezë “Hermès Birkin” me një vlerë prej 28,000 dollarësh (26,300 euro) teksa ishte duke kaluar përmes terminalit të aeroportit në Sidnej.
33-vjeçarja dukej në superformë veshur me një palë streçe, bluzë të zezë dhe një palë atlete të verdha. Ndërsa në fytyrë mbante një maskë me printet e leopardit dhe në kokë kishte vendosur një shirit të zi.
Së fundmi ajo ka udhëtuar nëpër Zelandën e Re së bashku me bashkëshortin e saj regjisor Taika Waititi.
Megjitahtë ky veprim i bukuroshes ka lënë vend për kritika në rrjetet sociale, për mënyrën sesi ajo fshihet nga paparacët.