Rita Ora merr ‘Çelësin e Qytetit’ të Prishtinës

FOTOT/ Rita Ora nderohet me ‘Çelësin e Qytetit’ të Prishtinës! Përparim Rama: Na përfaqëson denjësisht në botë

28 Nëntor 2023, 12:54| Përditesimi: 28 Nëntor 2023, 12:59

  • Share

Këngëtarja me famë botërorë, Rita Ora ndodhet në Kosovë. Rita është nderuar nga kryebashkiaku i Prishtinës, Përparim Rama, me “Çelësin e Qytetit”.

Teksa ka ndarë fotot, Përparim Rama shkruan se Rita Ora na përfaqëson denjësisht në botë. Nga ana tjetër, këngëtarja i ka dhuruar kryebashkiakut të Prishtinës albumin e saj.

“Fantastikë Rita Ora e Taika Waititi ishte kënaqësi të ju kishim në Prishtinë! Në emër të Kryeqytetit, ju dhuruam "Çelësin e Qytetit" për emocionet e veçanta që na dhuroni, dhe Rita përfaqësimin e dinjitetshëm që na bën në mbarë botën. Faleminderit Rita për dhuratën, albumi yt i ri është fantastik! Prishtina ju pret me zemër hapur sot e përherë”, shkruan Përparim Rama.

Ora mbërriti në Prishtinë në 26 nëntor, për të festuar në atdhe 33-vjetorin e lindjen. Ajo shoqërohej nga babai i saj Besnik Sahatçiu dhe nga bashkëshorti, regjisori Taika Waititi.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?