VIP & Spektakël

Rita Ora poston videon e bukur nga fëmijëria dhe i uron ditëlindjen nënës së saj: Qaj sa herë e shoh

18 Janar 2022, 16:45| Përditesimi: 18 Janar 2022, 17:06

  • Share

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora tregon shpesh lidhjen e saj të ngushtë me familjen duke postuar momente nga përditshmëria dhe koha që kalon me të. Në ditëlindjen e nënës së saj, Rita Ora kishte rezervuar një urim special.

Ajo ka postuar në Instagram një video nga fëmijëria, ku këndon dhe kërcen me Vera Orën. Këngëtarja e famshme i ka shkruar edhe disa fjalë speciale të ëmës, teksa thotë se ishte ajo që i bëri ëndrrat e saj realitet.  

"Gruaja që më bëri të mendoj se ajo që bëj tani ishte një ëndërr e vërtetë dhe unë besova se mund të bëhej realitet një ditë vetëm falë teje mami. Qaj sa herë e shohë këtë video", shkruan Rita Ora.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?