Ylli botëror me origjinë shqiptare Rita Ora do të marrë pjesë së shpejti në një film shqiptar. Në një intervistë në emisionin N’kohë në Report Tv, regjisori Aldo Marku, i tha gazetarit Ermal Qori, se në filmin ‘Policë për kokë 2’ po bashkpunohet më produksion ndërkombëtar, ndërsa pritet që pjesë e filmit të jetë edhe këngëtarja Rita Ora.
‘Policë për kokë 2’, për të cilin po shkruhet skenari në këtë momente, jam entuziast shumë sepse do të jetë një realizim më i amdh në përmasa si dhe në emra yjesh që do të marrin pjesë. Ne po mundohemi që të afrojmë grupe produksioni nga jashtë, janë në nivele hollivudi, po shohim se ku di çojmë këto skena aksioni. Kemi një emër që është me të vërtet shumë i madh, dhe rrugëtimi me të është pozitiv. Po punojmë të sjellim Rita Orën në filmin tonë. Është emër shumë i madh, jemi entuziast dhe të emocionuar nëse arrijmë ta finalizojmë.”, tha Marku
Kjo pritet të jetë seria e dytë filmit ‘Policë për kokë’, ndërsa filmi i parë, një prodhim shqiptarë, korri sukses të jashtëzakonshëm jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë saj duke thyer rekordin e shikueshmërisë së biletave. Pjesë e filmit ishin aktorët më në zë, duke nisur nga Nik Xhelilaj, aktiviteti i të cilit është shtrirë ndërkombëtarisht, si dhe Alfed Trebicka, bujar Asqeriu, Arben Bajraktaraj etj.