VIP & Spektakël

Rita Ora shpërndan këngën e Dafit dhe Taynës...thotë fjalët më të mira për dy këngëtaret

13 Gusht 2019, 21:11| Përditesimi: 13 Gusht 2019, 21:13

  • Share

"Bye Bye" është kënga që ka bërë bashkë Dafina Zeqirin dhe Tayna-n. Një super hit, i cili është shoqëruar edhe me një videoklip që nuk "ngopesh" duke e parë. Dy vajza me shumë stil, të veçanta në llojin e tyre...kënga është pritur mjaft mirë, teksa ka arritur mbi 2 milionë klikime.

Kënga është pëleqyer dhe nga këngëtarja Rita Ora, e cila nuk ka nguruar që t'i thotë edhe fjalët nga më të mirat.

"Mund të them se vajzat kosovare janë kaq të mira. E dashuroj vendin nga vij. Dashuroj të shoh gra që marrin kontrollin, që janë vetvetja dhe frymëzojnë të tjerat. Faleminderit vajza që përfaqësoni lirinë dhe u tregoni vajzave të tjera se është ok të jesh e lirë dhe seksi në të njëjtën kohë", -ka shkruar Rita Ora.

Postimi i Rita Orës

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?