Rita Ora

Rita Ora thyen rregullat e karantinimit për të festuar ditëlindjen e saj! I ofroi 5000£ restorantit në Londër për të fikur kamerat e sigurisë

28 Janar 2021, 17:29| Përditesimi: 28 Janar 2021, 17:32

  • Share

Rita Ora i ofroi një restoranti Londinez 5,000 paund për 30-vjetorin e lindjes së saj në mënyrë që të festonte jashtë rregullave të vendosura si rezultat i pandemisë. 

Më 28 nëntor ekipi i sigurisë së yllit të pop-it kërkoi që gjatë festimeve kamerat e sigurisë të fikeshin në Casa Cruz, në Notting Hill.

Rita Ora nuk pranoi të komentojë. Ajo  tashmë ka kërkuar falje në mënyrë publike për këtë ngjarje.

Në 21 nëntor 30-vjeçarja fluturoi për në Egjipt për një shfaqje private. Pas kthimit, ajo duhej të ishte izoluar për dy javë ndërkohë që organizoi një festë ditëlindjeje në Londër e cila thyente rregullat e vendosura nga shteti si rezultat i gjëndjes së krijuar nga COVID-19.

Zonja Ora ka thënë se ajo i meritonte kritikat për këtë veprim dhe të ardhurat nga koncerti do të shkonin për bamirësi. Ekipi i saj nuk donte të komentonte në lidhje me pamjet filmike të rishfaqura më se fundmi.

Zëdhënësi i policisë Charles Holland, , i tha seancës dëgjimore të komitetit se pronari i lokalit pranoi të ishte"kontaktuar nga përfaqësuesit e Zonjës Ora duke ju ofruar 5,000 £ për përdorimin e ambjenteve të tij".

Në një deklaratë për policinë, Bhattarai konfrirmoi pranimin e kësaj oferte. Holland tha se ai ishte "plotësisht i vetëdijshëm se festa shkelte rregullat e vendosura prej pandemisë.

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • hako: 28/01/2021 17:38

    Kerkoi falje pasi e kapen, vip-sat i bejne karshillek ligjit.Uroj qe te marre nje denim qe ta mbaje mend gjate.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?