Rita Ora

VIP & Spektakël

Rita Ora tregon betejën e saj me pasigurinë për trupin: Dikur mendoja se isha e shëmtuar

18 Korrik, 13:39| Përditesimi: 18 Korrik, 13:40

  • Share

Këngëtarja e njohur Rita Ora ka rrëfyer se dikur ka pasur probleme probleme me vetëvlerësimin dhe pasiguri për pamjen fizike.

Gjatë një interviste në podkastin “Happy Place,” artistja shqiptare me famë botërore tregoi se në fund të të njëzetave ndjeu se nuk ishte duke përmbushur pritshmëritë e shoqërisë për “trupin perfekt.”

“Fillova të sëmuresha shpesh, nuk kisha energji dhe nuk ndihesha mirë me veten. Nuk kujdesesha për trupin tim. Më pas mendova: ‘Nuk jam aq e dobët sa të tjerët, prandaj jam e shëmtuar. Sot më duket e shumë gjë e rëndë që e besoja këtë,” tha Rita Ora.

Gjatë kësaj interviste ajo theksoi rëndësinë e pranimit dhe përballjes me versionin e mëparshëm të vetes.

“Është si të takosh atë vajzën e vogël që ishe dikur dhe t’i thuash: ‘Ti je shumë më e bukur se ç’mendon.’ Të gjithë meritojmë të ndiejmë këtë,” përfundoi këngëtarja.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Akademi për trajnimin e administratës lokale, si e vlerësoni?