Rita Ora

Rita Ora tregon unazën e saj të fejesës, kushton gjysmë milioni dollarë

3 Shkurt 2023, 18:52| Përditesimi: 3 Shkurt 2023, 19:18

  • Share

Këngëtarja e famshme e "Your Song", Rita Ora më në fund zbuloi unazën e saj të martesës nga bashkëshorti i saj regjisor, me të cilin thuhet se u martua në Londër gushtin e kaluar. Rita ora e tregoi unazën gjatë një paraqitjeje në "The Tonight Show Starring Jimmy Fallon" të mërkurën. Unaza e saj thuhet që ka kushtuar gjysmë milioni dollarë. Një unazë me një gur smerald në mes, të cilin e kishte zgjedhur vetë këngëtarja.  

"Unë e çova vetë në dyqan dhe i  tregova saktësisht se çfarë unaze doja”, tha këngëtarja.

Sipas Maxwell Stone, argjendarit dhe pronarit të Steven Stone me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, unaza e Ora-s mund të vlejë 500,000 dollarë.

"Unaza mahnitëse përmban një smerald jeshil kolumbian 10 " thotë Stone për Page Six Style.

Rita Ora më në fund e pranon që është e martuar.

“ Po, jam martuar, ishte dita më perfekte e imja” thotë ajo.

“Smeraldët kolumbianë janë zakonisht më të shtrenjtët në botë – me thellësinë e tyre të bukur, ato ndonjëherë mund të duken sikur shkëlqejnë. Smeraldët janë gjithmonë një zgjedhje simbolike për një unazë fejese pasi njerëzit e kohëve të lashta i mendonin si një premtim për fat të mirë.”

Mike Fried, CEO i  The Diamond Pro, pajtohet se guri qendror "i mrekullueshëm dhe unik" dhe se duket të jetë të paktën 8 deri në 10 karat", duke e vlerësuar vlerën e unazës në rreth 400,000 dollarë. Këngëtarja e këngës "I Will Never Let You Down", 32 vjeçe, konfirmoi martesën e saj me Waititi, 47 vjeç, në janar. Njoftimi i Orës erdhi së bashku me publikimin e videoklipit të përshtatshëm me temën e nusërisë për këngën e saj të re "You Only Love Me", në të cilën ajo vesh një fustan martese të Yves Saint Laurent nga viti 1987 me një vello prej tyli dhe mëngë.

F.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?