Sot Kosova feston Ditën e Pavarësisë duke mbushur 12 vite.
Politikanë të shumtë kanë uruar shtetin e ri me anë të postimeve në rrjetet e tyre sociale.
Këngëtarja Rita Ora ka zgjedhur një urim shumë të vecanatë për të uruar vendlindjen e saj.
Përmes këngës “Shine Ya Light” ajo ka uruar Kosovën në gjuhën shqipe me rastin e 12 vjetorit.
“Gëzuar ditën e Pavarësisë Kosovë. Urime 12 vjet Pavarësi, Kosova jonë”, ka shkruar ajo pranë videos së postuar.
Kujtojmë që kënga “Shine Ya Light” është realizuar në Kosovë dhe i kushtohet pikërisht asaj.
Postimi i Ritës
Komento