‘Rithemelimi’: 320 mln euro vjedhje për rrugën Lekaj –Fier! Drejtësia të nisë hetimet! Partia e Lirisë: 1 km rrugë shkon 7 mln euro

16 Nëntor 2022, 17:56| Përditesimi: 16 Nëntor 2022, 18:28

  • Share

TIRANË- ‘Rithemelimi’ i Sali Berishës ka akuzuar qeverinë se po vjedh miliona lekë nga taksat e qytetarëve shqiptar me rrugë që kushtojnë 3-4 fish më shumë se një vend i Bashkimit Europian. Nga seli blu, Klevis Balliu u ndal te segmenti Lekaj -Fier, ku tha se ai do të rifinancohet me një kosto shtesë prej 320 milion euro. Një gjë e tillë  sipas Balliut, kjo rrugë është 50% më shtrenjtë se sa është vlerësuar në studimin e fizibilitetit. 

“Vjedhjet e çarter-qeverisë nuk kanë të ndaluar. Abuzimit ekzistues me dy segmente të autostradës Milot-Fier, për të cilën janë akorduar 837 milion euro, sikur të mos mjaftonin, i shtohen edhe një treqindshe tjetër. Kështu segmenti Lekaj -Fier do të rifinancohet me një kosto shtesë prej 320 milion euro. Në total, të paktën deri tani- sepse nuk mund të përjashtohen që gjatë rrugës kosto të ‘rilindin’, bëhet fjalë për 90 km rrugë dhe 837 milion euro. Duhet të theksojmë se të dy segmentet e kësaj rruge, të dhëna me koncesion, janë të paktën 40-50% më të shtrenjta se sa është vlerësuar në studimin e fizibilitetit.  

Nuk janë këto kostot e vetme për qytetarët shqiptarë, të cilëve 1 km rrugë në fushë u kushton 3-4 fish më shumë se në një vend të BE. Pas përfundimit të Milot-Fier kjo rrugë do të jetë me pagesë, ashtu si dhe Rruga e Kombit. Kësisoj qytetarëve shqiptarë u duhet të paguajnë tri herë për të njëjtën rrugë: për kostot e saj, vjedhjet e qeverisë dhe pastaj për të udhëtuar në të. Këto janë rrugët pa krye të Edi Ramës që kthehen në humnera financiare për takspaguesit shqiptarë”, tha Balliu.

Për këtë arsye, PD-ja i kërkon drejtësisë që të nisë hetimet.

“Partia Demokratike u kërkon organeve të drejtësisë të nisin hetimet për këtë abuzim të ri, i cili, pikërisht se ka precedentë, duke mos qenë i pari, e bën edhe më të rëndë dhe fyese shkeljen. I kuptojmë opinionit publik se ne jemi forca politike qeveria e së cilës ndërtoi Rrugën e Kombit, mes maleve më të ashpra të Ballkanit, me dyfishin e gjatësisë së Milot-Fier, dhe të njëjtat kosto. Ky është standardi ynë. Me qeveri që kanë vjedhjen të vetmin standard, Shqipëria është në rrezik”, shtoi ai.

Pak më herët për këtë segmet doli edhe Partia e Lirisë, ku akuzoi se kostoja për 1 km në këtë rrugë ka shkuar 7 milionë euro

“Afera më e fundit është pikërisht koncesioni rrugës Lekaj-Fier ku do të shpenzohen 320 milionë euro pa TVSH për të 46 kilometra. Pra, kosto shkon 7 milionë euro për kilometër. Është skandaloze fakti që të gjithë ju duhet ta dini që vetëm 3.8 kilometra janë gjurmë e re rruge ndërsa e gjithë pjesa tjetër është zgjerime të rrugës aktuale e cila është  me dy korsi me sense lëvizje 2x2 (SH4)  asfaltuar dhe që klasifikohet e nivelit A dhe siguron lëvizje me 90 kilometra orë. 

Rruga, do të jetë me pagesë, pra qytetarët shqiptarë ashtu si tek Rruga e Kombit do t’ju kërkohet përsëri që të paguajnë për të përdorur rrugën, ku automjeti më i vogël do të paguajë 2 euro.  Rruga që nga Miloti e deri në Fier do t’i detyrojë shqiptarët të paguajnë disa herë në çdo segment e ku në total mund të shkojë deri në 1 mijë lekë të reja.

Kështu si qeveria është duke vepruar qytetarët rrezi do t’u vihet tra edhe për të dalë nga dera e shtëpisë në rrugë. Koncesioni është dhënë pa garë pasi është paraqitur vetëm një konkurrent që ka fituar me 320 milionë euro me një vlerë 2.4 milionë euro më të lartë nga fondi i caktuar në ofertën e qeverisë”, thuhet në njoftimin e Partisë së Lirisë.

Segmenti Lekaj-Fier është pjesë e rrugës Miloti e deri në Fier. Në total janë 86 kilometër që do të ndahen në Milot – Thumanë e më tej Kashar-Pezë-Lekaj dhe në fund vazhdimi drejt Konjatit e duke u mbyllur në Fier. Në Autostradë, në të cilën do të lejohet qarkullimi deri në 130 kilometër në orë, kalimi do të jetë me pagesë, e ndërsa qeveria ka deklaruar se do të ketë edhe rrugë dytësore ku qytetarët nuk do të paguajnë.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • aleksadros: 17/11/2022 05:26

    Tamam sac vodhet e ju ne rrugen e kombit kure qeverisnit ,yy bastarde

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?