Floriana Garo

Rithemelimi akuza ministres së Jashtme: Diplomatja e emëruar në Stamboll është gruaja e një trafikanti droge! MEPJ: Ishte në proces verfikimi, është tërhequr

13 Prill 2023, 15:34| Përditesimi: 13 Prill 2023, 20:09

  • Share

Rithemelimi i Sali Berishës ka hedhur akuza në drejtim të Ministrisë së Jashtme në lidhje me emërimin si Sekretare të Dytë në Konsullatën shqiptare në Stamboll Juna Harkën. Në një deklaratë për mediat zëdhënësja Florjana Garo u shpreh se bashkëshorti i saj, shtetasi turk Ramazan Keskin është kreu i një organizate kriminale aktive në narko-trafik. Sipas Garos për bashkëshortin e saj ka një urdhër-arrest europian që në vitin 2020.

‘Në fund të shkurtit, ‘ministrja e investimeve strategjike të brendshme’ dhe ‘punëve të pista të jashtme’, Olta Xhaçka, ka emëruar Sekretare të Dytë në Konsullatën shqiptare në Stamboll zonjën Juna Harka. Emërimi në vetevete nuk është gjë e re, sepse është vazhdim i repertorit të njohur të degradimit të pamëshirshëm të shërbimit të Jashtëm. Si shumë të tjerë e të tjera, znj. Harka nuk ka punuar as edhe një ditë në diplomaci. Lajmi, dhe bëhet fjalë për lajm të keq, qëndron te fakti se bashkëshorti i Juna Harkës, shtetasi turk Ramazan Keskin, është kreu i një organizate kriminale aktive në narko-trafik. Për të ka një urdhër-arrest europian që në vitin 2020. Në fillim të shkurtit të këtij viti, dy javë përpara se Juna Harka të emërohej në Stamboll, SPAK vendosi vënien në sekuestro të pasurive në Shqipëri të bashkëshortit të saj Keskin. Megjithëkëtë, znj. Harka-Keskin, jo vetëm u emërua në Ambasadë, por u pajis shumë shpejt me pasaportë diplomatike.

Në datën 5 prill 2023, kur kishin përfunduar të gjitha procedurat për emërimin në Stamboll të znj. Harka-Keskin, disa media shqiptare njoftuan se u vunë në sekuestro pasuritë e bashkëshortit të saj turk. Të njëtën ditë ka ardhur reagimi i autoriteteve turke për emërimim e znj. Harka dhe asaj i është kërkuar dorëzimi i pasaportës diplomatike nga MPJ. Kjo ndodhi nga frika e skandalit dhe zhurmës që do pasonte. Pëndryshe Xhaçka do të vijonte e qetë, gjë që e dëshmon fakti se, që nga emërimi deri te botimi në media i lajmit të sekuestros, kaluan 6 javë. Eshtë e pamundur që një institucion i lartë si MPJ, me shefe një ish-Ministre të Mbrojtjes, të mos ketë patur të dhëna nga shërbimet inteligjente se kush është Ramazan Keskin dhe kush bashkëshortja e tij. Emërim i zonjës Harka është pjesë e një cikli të qartë korruptiv ku përfshihen lidhjet familjare; ajo është kushërirë e Skënder Gjinushit.'- tha Garo.

Por ministria e Jashtme ka hedhur poshtë akuzat e opozitës. Sipas ministrisë së Jashtme Juna Harka me dokumente zyrtare rezulton se pamartuar.

Më tej ministria sqaron se ajo është emëruar, por nuk ka marrë zyrtarisht detyrën, pasi gjatë kësaj periudhe ka qenë në proces verifikimi, në përputhje me ligjin. Ndërkohë se gjatë këtij procesi verifikimi, Harka ka kërkuar që të tërhiqet për arsye personale.

Ora 19:58
Rithemelimi tha se diplomatja e emëruar në Turqi është gruaja e një trafikanti droge, MEPJ: Ishte në proces verifikimi, është tërhequr për arsye personale

1597304117_mepj.jpg

Ministria e Jashtme ka hedhur poshtë akuzat e opozitës në lidhje me emërimin e Juna Harkës si Sekretare të Dytë në Konsullatën shqiptare në Stamboll, sipas të cilës thuhej se ishte e martuar me kreun e një bande droge. Sipas ministrisë së Jashtme Juna Harka me dokumente zyrtare rezulton se pamartuar. Më tej ministria sqaron se ajo është emëruar, por nuk ka marrë zyrtarisht detyrën, pasi gjatë kësaj periudhe ka qenë në proces verifikimi, në përputhje me ligjin. Ndërkohë që gjatë këtij procesi verifikimi, Harka ka kërkuar që të tërhiqet për arsye personale.

'MEPJ garanton qytetarët e Republikës së Shqipërisë që do të vijojë të zbatojë ligjin. Nisur nga akuzat e bëra sot në drejtim të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme mbi emërimin e shtetases Juna Harka, sqarojmë se emërimi është bërë bazuar në ligjin nr 23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, neni 31, pika 3, që parashikon emërimin për nevoja të veçanta diplomatike të ekspertëve jashtë shërbimit të jashtëm, të cilët zotërojnë njohuri dhe ekspertizë, sipas specifikave të pozicionit të emërimit.

Për dijeni të opinionit publik, në jetëshkrimin e paraqitur pranë MEPJ rezulton se shtetasja në fjalë plotëson të gjitha kushtet. Ajo ka përfunduar studimet e larta jashtë vendit për marrëdhënie ndërkombëtare, zotëron tre mastera dhe ka një përvojë të gjerë në mësimdhënie, gazetari dhe botën akademike. Për më tepër znj. Harka, e cila është lindur e rritur në familje diplomatësh zotëron shkëlqyer katër gjuhë të huaja, ndër të cilat gjuhën turke.

Bazuar mbi këto kritere e cilësi është bërë fillimisht emërimi i saj në Konsullatën e Përgjithshme të RSH në Stamboll. Në kuadër të transparencës dëshirojmë të nënvizojmë faktin se në dokumentat zyrtarë (çertifikatë familjare) znj. Harka rezulton e pamartuar.

Pas emërimit, ajo nuk e ka marrë detyrën, pasi gjatë kësaj periudhe ka qenë në proces verifikimi, në përputhje me ligjin. Informojmë se gjatë këtij procesi verifikimi,  znj. Harka i ka kërkuar Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në MEPJ të tërhiqet, për arsye personale.

Edhe njëherë konfirmojmë se shtetësja Juna Harka nuk ka shërbyer asnjë ditë në Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Shqipërisë, nuk ka pasaportë diplomatike dhe nuk ka gëzuar për asnjë moment imunitetet dhe privilegjet që të jep statusi i diplomatit. Rrjedhimisht nuk ka patur asnjë komunikim me autoritetet turke për këtë emërim.

Faktet e mësipërme dëshmojnë se gjithçka që i është servirur sot opinionit publik vetëm për arsye politike janë akuza të pabaza dhe  keqinformim. MEPJ garanton qytetarët e Republikës së Shqipërisë që do të vijojë të zbatojë ligjin.'- thotë MEPJ.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Frfr: 14/04/2023 08:42

    Jepi xhacka jepi, jepi rama jepi,

    Përgjigju
  • Kasem Gahinji: 13/04/2023 19:46

    Dreqi e morì, duhet te kete nje kriter sigurise per ca karriken e kolltuqe zyrash. Shefja è shishes, Kosova re. Siguri a e saj - dy vjet shtetesi shqiptarè, kater muaj shefe è sherbimit ne kosove, me eksperience te madhe dhe dash uri te pakufishme nga "aleatet". Is hallah nuk ka ndonje serb sekret qe è deshiren. Kjo diplomate po keshtu, me burrin turk te perlyer ne veprimtari kriminele. Sa te tjere ka? Sa te tjere Jane perfolur si agjentet ruse, italiane, greke, te UDB, etj. Merruni mire me spiunet qe siguruan vending, cfarosini, por fshihni nga zyrat cdo individuo qe eshte evidentuar si SPIUN i HUAJ, qofte edhe e atyre qe quhen sot"miq".

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?