Rithemelimi akuza për pronat publike: Qeveria u shet tokë më 1 euro investitorëve strategjikë që janë të afërt me Ramën

10 Shtator 2022, 15:22| Përditesimi: 12 Shtator 2022, 11:30

  • Share

Ledina Mandia e Rithemelimit akuzoi qeverinë se u shet tokë publike me çmim të lirë (1 euro) investitorëve strategjikë, të cilët sipas saj janë biznesmenë të afërt me Ramën.

Në një deklaratë për mediat, Mandia tha Edi Rama ua jep tokën “biznesmenëve që ka afër” pas ndonjë plan të lartë, por vetëm me synim përfitimin. 

Biznesmeni Lorenc Gjikuria, një klient i preferuar i qeverisë, ka përfituar përmes statusit ‘investitor strategjik” 9 mijë m2 për vetëm 1 euro për m2.  Nuk është hera e parë që Edi Rama jep me 1 euro, apo shet me çmim shumëfish më të ulët se tregu, tokën publike. Pa dëgjesa, pa transparencë, pa kompensim për pronarët e ligjshëm, pa një plan të qartë, vetëm sipas tekave dhe përfitimeve personale.  Në korrik të po këtij viti, qeveria i shiti një sipërfaqeje toke-truall, prej gati 9 mijë metrash katrorë, kompanisë ‘Green Coast’, me një çmim shitjeje disa herë më të ulët se tregu, me 18.2 euro për metër katror. Në nëntor të 2021, Edi Rama i shiti shoqërisë “Building Construction” 2137 metra katrorë tokë pranë ish-Gardës së Republikës në Tiranë, me çmim 66.9 mijë lekë për metër katror, në funksion të një ndërtimi privat. Ndërsa në prill të vitit 2021, qeveria “Rama” privatizoi me një çmim prej gati 1 mijë lekësh për metër, 55 mijë metra katrorë tokë në Hamallaj të Durrësit, në funksion të ndërtimit të fshatit turistik “Lalzi Marina” nga shoqëritë “Sviluppo Mare 1” dhe “S&D INVEST”. Rama iu ka shitur, me çmime të ulëta pronë publike, apo dhënë me qira 1 Euro tokë -truall shtetërore, apo edhe privatizuar me çmime qesharake për ndërtimin e rezorteve turistikë, klientelës së tij. 

Mandia tha se kur PD të vijë në pushtet do t’i rishikojë këto kontrata dhe do të çojë për ndjekje penale të gjithë ata që keqpërdorin tokën publike.

Kompania ‘White Roads Hotel’ me pronar Florenc Gjikuria ka marrë 9000 metra katrorë në Dhërmi nga shteti si investitor strategjik. Këshilli i Ministrave finalizoi më 8 shtator kalimin e kësaj sipërfaqeje toke në bregdetin e Drimadhës me qira simbolike prej 1 euro në favor të projektit të Gjikurisë për ndërtimin e një fshati turistik.

D.GJ/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Juventus: 10/09/2022 23:35

    Gjikuria e hajdute ordinere te tjere!

    Përgjigju
  • Jonis: 10/09/2022 19:45

    Ci keni keto deklarata pa baza qe hidhni, e njejta gje si perhere

    Përgjigju
  • Miri: 10/09/2022 19:45

    Si gjithmone keta te opzites flasin palidhje bobobo

    Përgjigju
  • Geri: 10/09/2022 19:23

    Eshte nje budallik i veret te thuash keto gjera per qeverin pa pasur bazd

    Përgjigju
  • Eri: 10/09/2022 19:22

    Ca thone kete idiotet keshtu mor

    Përgjigju
  • Sara: 10/09/2022 17:26

    Merruni me gjera me serioze e jo me thashetheme te kota

    Përgjigju
  • Bora: 10/09/2022 17:26

    Po vec te akuzoni qeverine dini, vetem negativisht

    Përgjigju
  • Soni: 10/09/2022 17:03

    Boll bet dallavere me lajme te paverteta

    Përgjigju
  • Elsa: 10/09/2022 17:02

    Rama nuk ben kurr pazare te tilla po mos nxirrni lajme fake

    Përgjigju
  • Sonila: 10/09/2022 16:32

    Mos flisni palidhje nuk eshte e vertet mos u mundoni te flsni dhe te ulni figuren e Rames po beni ndonje pune te hajrit

    Përgjigju
  • Elsa: 10/09/2022 16:29

    Shqiperine e keni vene ju je rrezik jo Rama

    Përgjigju
  • Geri: 10/09/2022 16:04

    Nuk merret rama me shitje tokash po mos hidhni balte kot

    Përgjigju
  • Egi: 10/09/2022 16:01

    Rama vepron shume mire ne cdo situate

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?