Rithemelimi akuzon qeverinë: Ndërton rrugë pa standart me kosto dyfish më të lartë se vendet e BE! Me paratë e vjedhura, blihen zgjedhjet

9 Shkurt 2023, 14:46| Përditesimi: 9 Shkurt 2023, 15:15

  • Share

Rithemelimi ka akuzuar qeverinë Rama për fryrje të kostove të ndërtimit për segmentet rrugore Lekaj-Fier dhe Thumanë-Kashar. Në një deklaratë për mediat, anëtari i kryesisë së Rithemelimit, Eno Bozdo tha se Shqipëria ndërton rrugë dy herë më shtrenjtë se Greqia edhe për të njëjtin korridor Blu pavarësisht se shteti helen ka kosto më të larta të materialeve të ndërtimit.

“Qeveria greke ka vendosur te ndërtojë një autostradë të re Janinë-Kakavijë, pjesë e Korridorit Blu, që lidh Greqinë, Shqipërinë dhe Malin e Zi. Duke respektuar standardet evropiane të ndërtimit, autoritetet greke, në studimin e tyre të fizibilitetit, kanë përcaktuar një kosto për këtë autostradë, prej 4.5 milionë euro për kilometër.

Pjesë e të njëjtit korridor është edhe segmenti shqiptar Lekaj-Fier me gjatësi 46 kilometra, koston e të cilit qeveria Rama e ka nxjerrë me 7 milionë euro për kilometër, edhe pse 42 kilometrat e kësaj rruge ndërtohen mbi segmentin ekzistues të rrugës. Edhe pse nuk jemi të sigurt nëse projekti do t`i përmbahet standardit evropian të ndertimit, përsëri çmimi është thuajse dyfish më i lartë. Por nuk mbaron me kaq. Pjesë e të njëjtit korridior është edhe segmenti Thumanë- Kashar. Këtu absurdi njeh lartësi të reja, sepse ky segment kushton 13 milionë euro për kilometër, ose rreth 4 herë më shtrenjtë. Për të njëjtin standard ndërtimi, sigurisht, në rastin më të mirë”-tha Bozdo.

Ndërsa tha se  shkak për këtë ka qenë taksa e vjedhjes e cila sipas tij aplikohet nga qeveria Rama për çdo shërbim të bërë dhe paratë e vjedhura përdoren për blerjen e votave dhe korruptimin e zyrtarëve vendas dhe të huaj.

“Por edhe sikur te jetë kështu, nga të dhënat zyrtare del se Greqia po ndërton minimalisht dy herë më lirë se Shqipëria. Në Greqi kosto e punës është shumë më e shtrenjtë. Edhe materialet e ndërtimit janë më të shtrenjta. Atëherë si është e mundur? Ka vetëm një shpjegim: diferenca e lartë përfaqëson taksën e vjedhjes, taksën e përhershme të vjedhjes së qeverisë Rama, e cila zbatohet kudo dhe kurdoherë, pa asnjë pushim apo vrarje ndërgjegjeje. Ajo aplikohet në çdo rrugë, ne çdo shkollë, në çdo spital, në çdo tunel të hapur, në çdo shërbim të prokuruar”-shtoi anëtari i kryesisë së Rithemelimit.

Në përfundim, Bozdo bëri thirrje për pjesëmarrje në protestën e 11 shkurtit duke marrë si shembull protestat e qytetarëve në Athinë, Paris dhe Romë.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ledi: 09/02/2023 16:16

    Flet Eno Bozo qe firmosi korrupsionin me te madh te koncesioneve qe akoma gerryejn xhepat e shqiptareve si dhe rruga e kombit ku akoma vazhdojne punimet dhe ne kohen kur ky karafil ishte zv.minister i ekonomise dhe financiave shkoj 1.2 miliard dollar per 65km ose 20 milion dollar km.Te fliste Luciano Boci me i ndershmi nder ju hallall, por jo ti qe bashke me aBasgeb duhet te ushite ne burg per vjedhheñ e qindra milion dollareve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?