Seanca e radhës plenare do t’i rikthehet normalitetit pas pesë muajsh. Kështu tha deputeti i Rithemelimit Edmond Spaho në “Frontline” në Report Tv. Më në fund Rithemelimi do të heqë dorë nga kaosi pas negociatave me PS, me të cilën u dakordësuan që të ngrihen dy komisione hetimore.
“Nuk kemi marrëveshje, këtu bëjet dialog për dy kërkesa që i kemi shtruar që në tetor me shkrim. Dy të drejta kushtetuese ne jemi opozita nuk është Basha. Pikë. Kemi kërkuar ngritjen e komisioneve hetimore. Jemi ulur në dialog. Kemi thënë se nëse polotësohen këto kërkesa kthehemi në normalitet. U arritën këto, kuvendi do kthehet në normalitet.”
Lajmi kryesor:
Negociatat, Rithemelimi heq dorë nga kaosi! Spaho: S’ka pazar! 2 kërkesat i morëm, Kuvendi i kthehet normalitetit! Krashi: Ka dëshirë për dialog
B.K/KT/ReportTv.al