Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja në 25-vjetorin e Kushtetutës ka dhënë edhe një mesazh për situatën kaotike që është krijuar në Kuvend. Manja thotë se zgjidhjen e ngërçeve politike e dikton Kushtetuta dhe historia ka treguar që ata që e shmangën dështuan me sukses.
Kushtetuta e miratuar 25 vite më parë i ftoi të gjitha forcat politike të konkurrojnë për pushtet, por me ligj. Kushtetua hodhi hapa të rëndësishme duke vënë në plan të parë të drejtat dhe barazitë duke e vënë shtetin në shinat e të drejtës. Kushtetuta i dha shoqërisë shansin e mirëkuptimit dhe të bashkëpunimit, për të kaluar nga bajraktarizmi politik në demokracinë institucionale. Me këtë Kushtetutës asnjë shqiptari nuk u bëhet pyetja nga vjen, por ku dëshironi të shkoni. Shqipëria e ka zgjedhur rrugën e saj dhe ecën e sigurt drejt integrimit euroatlantik. Me bindjen për një sistem të pavarur, me reformën në drejtësi. Gjatë këtyre viteve, përpos ndasive politike, kemi ditur të ndërtojmë edhe konsensus politik për të sjellë ndryshime të domosdoshme për vendin. Sot në kuvend kemi një situatë që ngjan me atë të viti të largët ‘98, në kohën e debatit kushtetues, Sabri Godo i bënte thirrje opozitës ti bashkoheshin diskutimit në komisionin kushtetues. Sot kthimi tek parlamentarizmi dhe debati parlamentar si zgjidhja e vetme e ngërçeve politike e dikton vetë kushtetuta. Historia politike e tranzicionit në Shqipëri ka treguar se sa herë palët politike kanë tentuar të gjejnë zgjidhje duke shmangur kushtetutën kanë dështuar me sukses.
Manja po ashtu tha se institucionet duhet të dëshmojnë se janë në lartësinë e misionit kushtetues.
“Kushtetuta hodhi hapa të rëndësishëm drejt shekullit të njeriut. Me këtë Kushtetutë, asnjë shqiptari nuk i bëhet pyetja “nga vjen”, por “ku dëshironi të shkoni”. Kushtetuta të mos mbetej një testament juridik në letër por dokument që gjen zbatim dhe aspiron të zbatohet. Në këto 25 vite, kemi qenë dëshmitarë se si Kushtetuta është bërë pjesë e retorikës sonë politike, si argumenti më i fortë për të mbrojtur standardet e të drejtave. Është për tu lëvduar largpamësia e hartuesve të saj, që hartuan dispozitat integruese në Kushtetutë. Ky rrugëtim ka nisur dhe jemi më pranë se kurrë këtij ideali. nNë këtë fazë maturimi të Kushtetutës parashtrohen detyra për të gjitha institucionet shqiptare, legjislativit, ekzekutivit e gjyqësorit, të dëshmojnë që me punën e tyre të përditshme kanë devizën kushtetuese në themel të punës së tyre.Mbetet detyra jonë të garantojmë balancën e drejtë mes vazhdimësisë së dikton Kushtetuta dhe përballjes së sfidave të kohës. Duhet që institucionet t’i dëshmojnë kohës që jemi në lartësinë e misionit kushtetues”, u shpreh Manja.
Lajmi kryesor:
Zaçaj mesazh politikës në 25-vjetorin e Kushtetutës: Ndalni sulmet, sistemi i drejtësisë funksionon vetëm i pavarur! Begaj: Sfidë mbingarkesa
SI.E./ReportTv.al