Rithemelimi i vuri flakën Kuvendit, Nallbati: Protestën e bëjmë për të drejtën themelore të opozitës! Pëllumbi: Përgjigja e vetme që keni është dhuna

23 Nëntor 2023, 21:41| Përditesimi: 24 Nëntor 2023, 07:41

  • Share

Kaosi i krijuar në Kuvend nga deputetët e grupimit të Gazment Bardhit dhe Sali Berishës, duke mos lejuar zhvillimin normal të seancave plenare ishte në qendër të diskutimit në emisionin ‘Frontline’ në Report Tv me gazetaren Marsela Karapanço.

Deputeti i Rithemelimit, Bledion Nallbati tha se opozita po kërkon të drejtën kushtetuese dhe se aksioni ka të bëjë me të drejtat themelore.

‘Kjo mazhorancë nuk i jep të drejtat e veta kushtetuese opozitës. Nuk ka marrë parasysh asnjë amendament të vetëm. Aksioni që ka nisur ka të bëjë me të drejtat themelore të opozitës. E shesin sikur po e bëj për vete, kam dy muaj që jam përjashtuar, kam 2 muaj pa rrogë, të ishte ashtu qëndroja atje por e bëj për qytetarët, për opozitën.’- tha Nallbati.

Nga ana tjetër deputeti socialist, Arben Pëllumbi duke diskutuar seancën e së hënës (20 nëntor), tha se ata duhet të bënin punën e tyre. Për deputetin socialist aksioni opozitar ka dhunën në përgjigjet e veta, ndërsa shtoi se nuk është e nevojshme që të na japin këshillat ndërkombëtarët.

'Ne duhet të bënim detyrën tonë aty. Nëse në aksionin tuaj opozitar është dhuna ka dhe përgjigjet e veta. Në demokraci funksionojnë rregullat kushtetuta, parimet bazë të një demokracie. Sot duhet të jemi të pjekur politikisht që mos të na japin më këshilla ndërkombëtarët.  Zjarri i ka rënë opozitës dhe jo Shqipërisë. Ngjarjet më të rënda të këtij vendi në krye të elementeve të dhunës ka qenë i njëjti personazh Sali Berisha. Historitë e dhunës në këtë vend janë pjellë e Partisë Demokratike.’- tha Pëllumbi.

Gazetari, Leonard Olli tha se është mazhoranca ajo që po e tërheq opozitën në këto elemente, që publiku të merret me të dhe jo me problemet reale.

‘Nuk i kushton asgjë mazhorancës, do ta tërheqë opozitën në këtë element që ne të merremi me opozitën. Opozita ka shumë të drejtë, por rrugët si po e kërkon këtë të drejtë është për t’u diskutuar.’- tha Olli.

Ndërsa Endri Shabani nga Nisma Thurje nënvizoi se opozita i ka bërë nder mazhorancës që të kalojë një buxhet kaq problematik. Sa i takon kërkesave të opozitës, Shabani tha se të dyja palët, janë bashkë dhe nuk kanë interes të ngrihen komisionet.

‘I ka bërë qokë. Kaloi një buxhet kaq problematik për kaq minuta.  Këta duan disa komisione që as nuk duan t’i hapin fare. Të dyja palët janë bashkë. Hallin se kanë tek komisionet dhe kjo është bindja ime. Strumbullari i kësaj tymnaje ka hallin e vet personal. Problemi qëndron se kjo gjë nuk ka për të ndodhur më kurrë. Këto lodhen kot pasi asnjë ndërkombëtar nuk do të futet që të ndërmjetësojë.’- tha Shabani.

Seanca e 20 nëntorit u mbyll për 5 minuta pasi pr/buxheti kaloi me parim me 73 votat e PS mes kaosit që grupimi i deputetëve të Berishës dhe të Bardhit krijuan me tymuese dhe përmbysje të karrigeve. Deputetët e Rithemelimit shkuan herët në sallën e seancave plenare dhe përmbysën karriget e tyre pranë foltores, ku ishin rreshtuar punonjësit e gardës. Për herë të parë krahas tymueseve e karrigeve pirg, u pa edhe një vatër zjarri, që solli reagimin edhe të ndërkombëtarëve. Ambasada e SHBA, e Britanisë së Madhe, ajo gjermane, por edhe përfaqësia diplomatike në vendin tonë e Bashkimit Evropian, shprehën shqetësim ndërsa i kërkuan palëve të dialogojnë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • populli: 24/11/2023 05:11

    E te digjni parlamentin more plera kjo eshte e dreta e opozites yyyyyyyyyyyybajga

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?