Dallëndyshe Bici

Rithemelimi kallëzon në SPAK Dallëndyshe Bicin: Ditën e heshtjes zgjedhore, Kadastra po shpërndan legalizime në këmbim të votës

13 Maj 2023, 16:58| Përditesimi: 13 Maj 2023, 17:15

  • Share

Rithemelimi ka kallëzuar sot në SPAK drejtoreshën e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Dallëndyshe Bici. Në deklaratën e bërë, Rithemelimi akuzon Bicin se është e përfshirë në skandalin e shpërndarjes së legalizimeve në këmbim të votës së qytetarëve.

Mes të tjerash, në kallëzim thuhet se qytetarëtë ndryshëm janë telefonuar nga zyrtarë të institucionit që drejton Dallëndyshe Bici për të marrë legalizimet e pronave të tyre ditën e heshtjes zgjedhore.

Deklarata e Rithemelimit:

Nga pamjet e filmuara nëpërmjet mediave televizive, rezultoi se drejtoresha e ASHK në Tiranë përfshirë në një skandal, pikërisht një ditë para zgjedhjeve të 14 majit. Agjencia e drejtuar nga Dallëndyshe Bici po shpërndan për qytetarët legalizime në këmbim të votës.

Në godinën e ASHK janë regjistruar nga pamje filmike të gazetarëve, një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve të hynin në mënyrë të fshehtë nga pjesa e pasme, garazhi.

Qytetarë të pyetur janë shprehur se kanë shkuar në institucionin në fjalë, pasi janë thirrur në telefon nga zyrtarët e institucionit.

Rikujtojmë se ngjarja e ndodhur përkon në ditën e heshtjes zgjedhore.

Partia Demokratike pas verifikimeve dhe rezultateve arriti në konkluzinin se veprimi i kryer më sipër është një vepër e pastër penale nga drejtuesit dhe punonjësit e institucionit.

Partia Demokratike i bën thirrje SPAK për regjistrimin dhe fillimin e një procedimi penal ndaj personave të kallëzuar, si dhe kryerjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe sqarim sa më të saktë të rrethanave më sipër.

Ky nuk është kallëzimi i parë i bërë në SPAK nga Rithemelimi, pasi kujtojmë se në 9 maj, Noka depozitoi në SPAK kallëzim për kryebashkiaken e Roskovecit, Majlinda Bufi e cila sipas tij ka kryer shkelje kundrejt punonjësve të administratës për t'i penguar të votojnë lirisht. 

(Kliko këtu për të lexuar kallëzimin e plotë)

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?