Rithemelimi ka kallëzuar në SPAK, Viktor Gjonajn, vëllain e kandidatin të Partisë Socialiste në Pukë, Gjon Gjonit, pasi pretendojnë se ai ka blerë vota për llogari të PS-së.
Sipas Rithemelimit, vëllai i Gjon Gjonit është kapur në një video-përgjim duke blerë vota për llogari të kandidatit të Ramës.
‘Kjo është audio dhe zbardhje e provave që zotëron koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ për vëllain e kandidatit të Edi Ramës në Pukë, Gjon Gjonaj. Viktor Gjoni, vëllai i Gjon Gjonit, kandidatit të Bashkisë Pukë, i PS-së është kapur në një video përgjim duke blerë vota për llogari të kandidatit të Ramës.
Bashkangjitur kallëzimi i bërë në SPAK nga koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ për Viktoj Gjonaj, dhe administratoren e Njësisë Rrape, Bashkia Pukë, Lule Mema.’- thuhet një njoftimin e Rithemelimit.