Rama dhe kërkesa e Rithemelimit

Rithemelimi kërkesë Kuvendit për mocion me debat për inceneratorët: Përveç Ahmetajt, të përfshirë edhe zyrtarë të tjerë

14 Korrik 2023, 16:40| Përditesimi: 14 Korrik 2023, 17:15

  • Share

Vetëm disa orë pas seancës së posaçme në Kuvend ku Arben Ahmetajt iu hoq imuniteti, opozita ka kërkuar sërish që çështja e inceneratorëve të jetë kryefjalë e seancave plenare.

Përmes një kërkese të firmosur nga deputetët e Rithemelimit, kërkohet që të futet në rend të ditës së seancës së ardhshme mocioni me debat për inceneratorët.

“Futni si çështje të parë në rendin e ditës në seancën plenare të dt 20.7.2023, të mocionit me debat rreth skandalit të inceneratorëve ku nga informacionet e bëra publike, përveç ish zv. kryeministrit Ahmetaj janë të përfshirë edhe ministra të tjerë aktualë, ish-ministra, deputetë e funksionarë të tjerë të lartë” thuhet në kërkesë.

Rithemelimi kërkon nga 10 minuta për çdo deputete që kërkon të diskutojë.

Me 117 vota pro, Kuvendi i hapi sot (14 korrik 2023) rrugë arrestimit të ish zv/ kryeministrit Arben Ahmetaj dhe kontrollit të banesës, ndërsa në orën 15:00 vendimi i Kuvendit mbërriti në SPAK. Hapi i radhës është që SPAK ti drejtohet Gjykatës së Posaçme për të firmosur urdhërekzekutimin për arrestimin e Ahmetajt.  

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?