Ndonëse Gjykata ende nuk e ka thënë fjalën e fundit, Komisioni i Rithemelimit nis të shtunën, kur edhe do të mbledhë Kuvendin e radhës Kombëtar hapat për të zgjedhur kryetarin e ri të partisë.
Për Report Tv, anëtari i komisionit të rithemelimit Enno Bozdo thotë se zgjedhja e kreut të ri duhet të ndodhë brenda Qershorit, ndërsa Ivi Kaso sqaron se Kuvendi mund të kërkojë zgjatjen e jetëgjatësisë së Komisionit.
“Në varësi edhe të vendimmarrjeve të tjera për çeljen e garës për kryetarin e partisë do të duhet të përcaktohet me votë përshtatshmërinë ose jo e zgjatjes së afatit të vlefshmërisë së Komisionit të Rithemelimit, deri në momentin që kryetari dhe kryesia të jenë eficente dhe në krye të detyrës” sqaron Kaso.
“Zgjedhja e kryetarit dhe kryesisë së partisë Demokratike nuk duhet të kalojë më shumë se fundi i Qershorit”, thotë Enno Bozdo.
Kaso e Bozdo pohojnë se Kuvendi Kombëtar do të bëjë edhe ndryshime në statutin e PD, ndonëse nuk do të prekin thelbin e tij
“Do t’i jepet mundësia kuvendit kombëtar që të rishikojë ose të marrë përsëri në shqyrtim parashikime të tjera statutore sic ishte ai i përfshirjes ‘Ex-Officio’ të anëtarëve të grupit parlamentar në Këshillin kombëtar.”, thotë Ivi Kaso.
“Ndryshimet në statut janë për çështje dytësore dhe tretësore, nuk do të prekin thelbin”, shprehet Bozdo.
Kuvendit Kombëtar i ka paraprirë një proces i gjatë dhe i kontestueshëm zgjedhor në degë, por që në sytë e dy anëtarëve të Komisionit të rithemelimit, shihet si bashkim.
Për zgjedhjet e reja në parti, Rithemelimi nuk shqetësohet jo vetëm nga kritikat brenda vetvetes, por as nga vendimi i gjykatës së apelit, e cila mund ti rikthejë partinë grupit Basha.
“Nuk ka vendim gjykate sado i shtrembëruar dhe në presion ekstrem që t’i vjedhë demokratëve në tryezë partinë. PD për sa kohë të ekzistojnë do jetë në këtë seli”, thotë për Report Tv Enno Bozdo.
O kasem prit vendimin e gjykates apelit dhe mos fol ne tym
PërgjigjuPo ju toça nuk e moret ne tavoline me nje vendim alla agron zhuli