Shpëtoi Berishën nga gjyqi për kryengritjen e armatosur të 1998, Gjin Gjoni zgjidhet kryetar i degës së Rithemelimit në Lezhë

6 Prill, 19:45| Përditesimi: 6 Prill, 22:09

  • Share

LEZHË- Berisha ia arriti qëllimit. Gjin Gjoni, gjyqtarin sheik që i shpëtoi vettingut me dorëheqje pikërisht kur do të duhet të justifikonte milionat e pasurisë së tij, tashmë e ka të zgjedhur kryetar të një prej degëve në një nga bashkitë më të rëndësishme, atë të Lezhës. Gjoni mori 604 vota të militantëve të Berishës në Lezhë nga 1100 gjithsej duke e futur tashmë në politikën e madhe ish anëtarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

“Situata politike në të cilën ne ndodhemi është shumë e kritike. PD e Lezhës ka objektiva të qartë për 2025-n”- tha Gjin Gjoni pas zgjedhjes.

Kjo ishte tentativa e dytë e Berishës për ta futur Gjonin në politikë, pasi më herët i doli emri për t’u zgjedhur ligjvënës i shqiptarëve përmes kandidatëve të Berishës, por ish kryeministri dhe të tijtë u tërhoqën pas presionit të madh publik dhe ndërkombëtar.

Po duket se ëndrrën për t’u bëre në deputet Gjin Gjoni nuk e ka shuar, ndërsa tashmë si kryetar i Rithemelimti në Lezhë, qendër qarku dhe një nga bashkitë më të rëndësishme në vend dhe të ashtuquajtur si ‘bastion i opozitës’’, me shumë mundësi do të jetë një prej kandidatëve kryesorë në zgjedhjet e 2025-s.

Gjin Gjoni, në periudhën kur Berisha qeveriste ishte një nga njerëzit më me influencë në drejtësinë shqiptare, ndërsa në sytë e ambasadave të Tiranës shikohej si simboli i abuzimit në gjyqësor në vend për pasurinë miliona euro dhe për disa vendime të bujshme.

Korrikun e vitit 2020 kur Shqiptarja.com publikoi lajmin rreth planeve të PD-së për të kandiduar Gjin Gjonin për deputet, lajm që tërhoqi vëmendjen dhe reagimin e  përfaqësisë diplomatike të Perëndimit në Tiranë, Partia Demokratike tha se Gjin Gjoni nuk do të pranohej si kandidat pasi përjashtoheshin të gjithë ata që janë larguar nga detyra për shkak të vetingut apo që ka dhënë dorëheqjen nga funksioni në drejtësi pas hyrjes në fuqi të ligjit të vetingut. Pse tani nuk vlen ky kriter dhe  demokratët në Lezhë e meritojnë Gjin Gjonin në krye?

Po ditën e publikimit të lajmit në korrikun e 2020-s, ambasadorja e atëhershme e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim u dha një mesazh të fortë partive kryesore politike kur shkruante në Twitter: Paralajmërim, Teksa partitë përgatiten për zgjedhje, udhëheqësit do të mbajnë përgjegjësi për ata që garojnë nën siglën e tyre. Ju lutem, verifikoni kandidatët tuaj, mos i fyeni votuesit, mos minoni demokracinë, mos promovoni korrupsionin.

Përveç pasurisë vetëm të deklaruar 1 milionë euroshe, Gjin Gjoni mbahet mend për disa dosje të bujshme që i ka mbyllur si gjyqtar, ndërsa një prej të rëndësishme ka qenë ajo tentativës për grusht  shteti nga Berisha të 14-shtatorit 1998, që u mbyll dhe u arkivua pa asnjë të dënuar ndërkohë që organizatori i kryengritjes, Sali Berisha, as nuk është marrë në pyetje. Një lidhje midis gjyqtarit dhe politikanit dhe tani faktohet me zgjedhjen e tij si kryetar i PD së Rithemelimit në qytetin e Lezhës.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Toma: 07/04/2024 09:10

    Duhet ligji që të gjith të larguar it para vetingut dhe pas vetingut nuk duhet të kandidojnë për deputet!Ja me vonesë erdhi dhpërblimi i kriminelit Berisha për një hajdut që shkatërruan drejtësinë.

    Përgjigju
  • Iris: 07/04/2024 03:40

    Maja e kokes se Gj.Gjonit tregon se ku jane investuar nje pjese e milionave te korrupsionit.

    Përgjigju
  • Mirditori: 06/04/2024 22:42

    Lezhjanet jane si thanat.Lukezojne te parat dhe piqen te fundit!!!

    Përgjigju
  • Gjin llesh frang perdoda: 06/04/2024 22:07

    Ca turpi, injorant pa shkolle me kurs plepash behet gjyqtar pa lidhje, Me pas merr nje grua te martuar me fmi te gatshem vetem per interes Nje grua me lek e me prona, vajze ambasadori me miliona euro pasuri Ky si gjyqtar I lidhur dhe me gjithe njerezit e botes krimit, Duke i nxjerre nga burgu dhe kur nuk e ka vete ceshtjen Duke lobuar me kolege per te dale kriminele nga burgu! Por kur ske tru kshu eshte, sdo me nejt i qete me i gezu ato lek, Tashi e prapa do shikoni e do degjoni spektakel... do i dalin te gjitha Te palarat do i futen mire hetimeve dhe do ja cjerrin masken!!!

    Përgjigju
  • Shkodrani-Belgjike: 06/04/2024 21:44

    Spak duhet të hetojë të gjithë gjyqtarët e dorhequr për korrupsion.

    Përgjigju
  • Niku: 06/04/2024 15:17

    Te korruptuarit kerkojne me cdo kusht te angazhohen me non gratat qe kur te hetoj drejtesia te thone sulem politik ..

    Përgjigju
    • Gery: 06/04/2024 21:44

      Imagjino te vi ne pushtet mullah saliu me kte pellgun, se çmund ti bejn Tiranes

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?