Rithemelimi protestë përpara SPAK për shembjen e Teatrit, paralajmërohet nga Këlliçi dhe mungon në tubim

12 Tetor 2022, 09:45| Përditesimi: 12 Tetor 2022, 14:46

  • Share

TIRANË- Më shumë se 2 vite nga shembja e Teatrit Kombëtar, Aleanca për mbrojtjen e Teatrit protestoi para SPAK duke kërkuar të arrestohen përgjegjësit politik që urdhëruan shembjen e godinës. Protesta u paralajmërua nga Rithemelimi, por vetë Belind Këlliçi që e reklamoi në rrjetet sociale, nuk ishte i pranishëm. Për teatrin, së fundi është hapur tenderi për ndërtimin e godinës së re.

Me pankartat e kallëzimeve të kryera dhe kërkesave për informacion, aleanca për mbrojtjen e Teatrit protestoi në oborrin e Prokurorisë së Posaçme, duke kërkuar që të hetohen ata që shembën godinën e Teatrit Kombëtar.

Në protestën e drejtuar nga avokatja, njëherazi anëtare e këshillit kombëtar të PD-së Adriana Kalaja dhe mbështetur nga Rithemelimi, për afro 40 minuta ata kërkuan nga SPAK t’i presë në takim ose të arrestojë personat që ata kanë denoncuar

Nuk mungoi dhe një qytetar përgjatë kësaj proteste që akuzoi Kalanë si ushtare të ish-kryeministrit Berisha

Në përfundim të protestës e cila u paralajmërua nga deputetit Belind Këlliçi një ditë më parë por ai vetë nuk ishte i pranishëm, organizatorët thanë se do të protestojnë para SPAK çdo të hënë.

Nuk lodhemi. Erion Velaij do e dëmshpërblejë teatrin me çdo gjë që kishte brenda. Ardhja tjetër do të jetë të hënën në orën 10:00. KLP thotë se nuk ka kandidaturë tjetër përveç të Arben Krajës, kandidaturat e tjera nuk janë lejuar që të kandidojnë poasi u është bërë presion nga Rama. Ka dhe nga ta që janë tërhequr pasi u është kërkaur që të mbyllin dosjen e teatrit.- tha Kalaja. 

Teatri Kombëtar u shemb mëngjesin e 17 majit të 2020, ngjarje që solli një sërë protestash dhe përplasje mes policisë dhe aktivistëve për mbrojtjen e Teatrit, në krah të të cilëve doli edhe opozita. Debati për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar nisi në fund të 2017 dhe fillim të vitit 2018, por shembja e godinës u bë pasi kryebashkiaku Erion Veliaj arriti marrëveshjen me artistët për ndërtimin e godinës së re. Nga ana tjetër, Presidenca e çoi në Gjykatën Kushtetuese, ku bëri një shtim objekt padie kërkuar pezullimin e zbatimit të çdo akti e veprimi që buroi prej ligjit të Teatrit dhe VKM-së, por 'Kushtetuesja' nuk e pranoi këtë kërkesë të Presidencës.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?