Rithemelimi nuk do të votojë për amnistinë penale. Pas mbledhjes së grupit të Rithemelimit, Gazment Bardhi tha se drafti s’ka qenë konsensual.
Ai tha gjithashtu se aksioni opozitar do të vijojë në Kuvend, ku prej muajsh nuk është zhvilluar një seancë plenare normale, pasi deputetët e Rithemelimit kanë krijuar kaos me zhurmues e flakadanë.
“Amnistia është kthyer në një akt jo transparent, në një akt ku secili në mënyrë të fshehtë shton dhe heq sipas interesit të tij. Ne prej muajsh jemi në një aksion brenda Kuvendit dhe ky aksion do të vijojë. Amnistia është një akt humanizmi, duhet të qëndrojë larg sherrnajave mazhorancë-opozitë, ka qenë një akt konsensual, por s’ka patur asnjë procedurë konsensuale për të dalë me një draft të përbashkët”, tha Bardhi.
Bardhi tha se nuk është publikuar drafti final që do të çohet për votim në Kuvend.
“Nuk e kemi versionin zyrtar, se kush është versioni final. Këta ftojnë nesër deputetë të votojnë, ndërkohë që nuk dihet se kush është drafti final i amnistisë”, tha Bardhi.
Lajmi kryesor:
Amnistia penale nesër në Kuvend, Basha kusht: Falni protestuesit! Po lironi zyrtarët e korruptuar! Manja: S'ka falje por ulje dënimi! Pres reflektim
SI.E.//ReportTv.al