Rithemelimi të gjejë mënyrën si të ngrihet në nivelin e shqiptarëve! Shqiptarët nuk ulen dot!

21 Shkurt, 17:00| Përditesimi: 21 Shkurt, 17:02

  • Share

Me siguri fjalimet e 20 shkurtit të Luciano Boçit, Gazmend Bardhit, Mehdi Malkajt dhe shumë të tjerëve, vinin nga zemra kur ata flisnin për të mirën e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Por sinqeriteti i tyre përballë të gjithëve, thërrmohet si një xham kristali që bie nga kati i tetë i kullës së familjes Berisha në zemër të Tiranës, apo nga zyra e liderit rithemelues në kullën më të bukur të oligarkut që edhe e ka strehuar, apo nga çatia me shumë oxhakë e vilës me të madhe në Gjirin e Lalëzit pasi kush e ka ndërtuar ka marrë liçenca të njëpasnjëshme po aty falë liderit suprem.

Sinqeriteti i shumë përfaqësuesve të rithemelimit dhe e kujtdo propozon si alternativë të Edi Ramës të superkorruptuarin Sali Berisha, hidhet në erë. Asnjërit prej tyre nuk i bën dhe nuk u ka bërë përshtypje aspak i gjithë 30 vjeçari i përgjakur i tranzicionit të dhimbshëm shqiptar i cili mban firmën kryesore të Sali Berishës. Thënë kjo, sa të shqetesuar janë realisht mbështëtësit e Sali Berishës për të mirën e Shqipërisë?

Nuk është nevoja të vazhdojmë të bëjmë naivët sikur nuk kuptojmë që pikërisht mes nesh ka dy kategori të dallueshme: ata që duan të ecin përpara e të ndërtojnë e të tjerë që për interesa të paqarta të denigrojnë e shkatërrojnë.

Është e qartë që si në Legjendën e Rozafës historia jonë e ndërtimit të shtetit dhe mirëqënies kalon përmes intrigave, gënjeshtrave, hileve të vëllezërve më të mëdhenj në kurriz të më të voglit, por kohët dhe shqiptarët po ndryshojnë.

Vellezërit e vegjël e kanë kuptuar hilen dhe nuk duan të ndërtojnë më mure kalash kot, duke sakrifikuar kë duan më shumë se vetë jeta. Atëherë, kur shqiptarët kanë ndryshuar tashmë, nuk është faji i askujt që propozimet me mure të Kalasë së Rozafës, me askush nuk i beson! Projektet e shumicës së shqiptarëve që sigurisht nuk dolën krah rithemelimit në bulevard, nuk përkojnë me këtë lloj politike destruktive që në themel. Ndaj, të mbyllësh sytë e të imagiinosh një Shqipëri më të mirë, nuk parashikon shumë nga ata që bëjnë pjesë në Rithemelim.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tiku: 22/02/2024 04:59

    Rithemeleshi është akoma tek themelet, Shqiptarët kanë ikur.

    Përgjigju
  • Roza: 21/02/2024 19:39

    Shqiptaret, ata pak qe jemi ketu pra 1.5 milion, jemi mese krenare e te lumtur qe pasi kaluam tranzicionin, me ne fund, kemi ecur aq shume sa kemi rigjetur veten ne gjirin e partise sone dhe udheheqjes se saj-pra trashegimtareve te saj. E meqe edhe Blinken na bekoi, besoj ska nevoje me per opozita apo rithemelime koti. Ka ardh koha qe te mos kemi me nje regjim kushtetues ne leter dhe nje ne fakt. Por ta shkrijme ne nje dhe shpallim Ramen "August" sic na meson autorja.

    Përgjigju
  • Lindi: 21/02/2024 17:30

    Shqiptaret Jane rritur dhe jane me larte se politikanet e opozites se sotme. Ata kane ngelur mbrapa, prandaj si votojne.

    Përgjigju
  • Or tej: 21/02/2024 17:21

    Mjafton te shohim se nga kush perfaqesohemi qe kur fituam pavaresine e deri me sot per te pare se cfare niveli kemi or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?