Enno Bozdo

‘Rithemelimi’: Tirana, e fundit në Europë për cilësinë e jetës

16 Gusht 2022, 14:14| Përditesimi: 16 Gusht 2022, 14:18

  • Share

TIRANË- Partia Demokratike e Rithemelimit bënë përgjegjës kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj për renditjen e Tiranës qyteti i fundit në Europë për cilësinë e jetesës, sipas raportit të organizatës “Numbeo”.

“Cilësia e jetës në Tiranë është katastrofale.Gjithmonë nëse me cilësi jete nuk kuptojmë kafet te blloku dhe fotot në “Instagram”. Këtë vërteton me shifra dhe fakte klasifikimi mbarë botëror “Numbeo”, më i madhi i këtij lloji që merr në shqyrtim cilësinë e përgjithshme të jetës në 248 qytete. Tirana renditet në vendin e 224-t. E fundit në Europë. Aspektet e marra në shqyrtim janë kosto e jetesës, transporti publik, sistemi shkollor dhe shëndetësor, mjedisi, ekonomia etj. 

Jemi të 44-it në botë për shtrenjtësinë e apartamenteve, thuajse në të njëjtin nivel me Milanon dhe Londrën; në indeksin e kujdesit shëndetësor jemi në vendin e 246-ë, të 9-tët nga fundi në botë; në indeksin e fuqisë blerëse jemi në vendin 231; në indeksin e ndotjes jemi ne vendin 242, ndër më të ndoturit në botë. Vetëm në indeksin e klimës  renditemi në vendin e 85-të, sepse për fat të mirë, klima nuk korruptohet dhe as shkatërrohet dot, pavarësisht se përpjekjet nuk kanë munguar! Është një raport real, i pandikuar nga asnjë lobim, që tregon të vërtetën e dhimbshme për ata që jetojnë në Tiranë. Është një raport i cili tregon qartë se të banosh në Tiranë nuk do të thotë të jetosh, jo vetëm për hir të kostos shumë të lartë të jetesës, por për faktin se kemi një kryeqytet pa transport publik, pa parqe, pa hapësira sociale, me shumë trafik, ndotje dhe me plehra kudo”, tha Enno Bozdo.

 Sipas tij, e vetmja zgjidhje është largimi i kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj.

“Kemi humbur trashëgiminë kulturore, duke e shkatërruar me bekimin e Edi Ramës si barbarë me lëkurë modernësh. Kemi fituar vetëm kulla të larta betoni, që siç e cilësonte dje e mirënjohura “The Guardian”, simbolizojnë korrupsionin monumental dhe zhbërjen flagrante të konceptit të qytetit. Dyshja Rama -  Veliaj janë përgjegjësit e vetëm të kësaj masakre. Ky projekt që ka filluar vite më parë po shpaloset me shpejtësi marramendëse. Sa më shumë para’ të ketë nevojë të pastrohen, aq më shumë beton dhe kulla të larta, aq më pak histori dhe trashëgimi kulturore, aq më pak gjelbërim dhe hapësira normale jetese. Ka vetëm një zgjidhje: largimi i dyshes famëkeqe sa më parë, sepse ashtu si edhe Shqipëria, Tirana është në rrezik të zhbërjes”, tha ai.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • gjergji: 16/08/2022 20:42

    o zog gomari.Nuk dine se cfar flet? PYETJA KRYESORE O ZOG GOMARI ESHTE: SI ESHTE RAPORTI I SIPERFAQES SE GJELBRUAR ME ATE TE NDERTUAR. kJO ESHTE BAZA E CDO PLANI NDERTIMI NE CDO VEND TE BOTES.pER SQARIM: NJE SHOK I IMI QE KA VIZITUAR SHQIPERIN ESHTE MAHNITUR NGA BUKURIA E GJELBRIMI I TIRANES0 "FALLTORGJINJ" JASHTE POLITIKES,AJO ESHTE SHKENCE E NUK KA VEND PER RRENA,MASHTRIME,MANIPULIME.gRUPIMI I JUAJ ESHTE THJESHTE BANDE MASHTRUESE,DIZINFORMUSE,TERRORISTE E MANIPULUSE QE MPRON INTERESAT E ZBATON INTERESAT E LIDERSHIPIT TE SAJ,ARMIKUT TE KOMBIT SHQIPTAR E I PADESHRUAR NE POLITIKE NGA DASH E BE ME AKUZAT ME TE RENDA QE MUND TI BEHET NDONJE LIDERSHIPIT.TURP O FAQEZEZ I PADITUR E MASHTRUES.

    Përgjigju
  • kastriot: 16/08/2022 16:17

    po ju o bajga ju behet qefi cfare mute patriot jeni ju te pds yyy plera

    Përgjigju
  • Turi: 16/08/2022 15:34

    Po mer thuthuq po. Se ju e ndritet. Sa vite punove ne Bashki o legen? Cfar bere? Ti dhe padroni jot na e mushet tironen plot me malok.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?