Protesta e Rithemelimit te Bashkia e Tiranës

Kronikë

Rithemelimi zhvendos nesër protestën para Kuvendit, policia përsërit thirrjen distancohuni nga dhuna

5 Qershor 2024, 22:03| Përditesimi: 7 Qershor 2024, 16:44

  • Share

Rithemelimi ditën e nesërme do të zhvillojë një protestë përpara Kuvendit dhe për këtë Policia e Shtetit ka njoftuar masat e marra.

Duke theksuar thirrjen ndaj qytetarëve për t’u larguar nga aktet e dhunës, policia njofton se, në orën 08:00 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve në bulevardin Zhan D'Ark dhe rrugën "Xhorxh Bush".

Blutë bëjnë thirrje që drejtuesit e automjeteve, ato të transportit publik, si dhe këmbësorët gjithashtu, të shmangin këto rrugë dhe të përdorin rrugë alternative.

Ditën e djeshme (4 qershor 2024) Rithemelimi mbajti protestën e saj të 10-të para Bashkisë së Tiranës, ku edhe kësaj herë nuk munguan skenat e dhunës me molotovë.

Molotovët që rrezikuan për 9 protesta radhazi jetën e efektivëve të policisë, dje u zëvendësuan me 10 goma të vjetra, që u shkrumbuan te këmbët e policëve, duke mbushur me tym e blozë të gjithë të pranishmit. 

Tentativa për ndezjen e gomave solli reagimin e menjëhershëm të policisë, e cila lëshoi gazin e fikseve të zjarreve për të penguar zjarrin, veprim që solli acarim deri në sulm të protestuesve.

Kaq mjaftoi që në drejtim të policisë të niste një valë e madhe sulmi me sende të forta, shishe, vezë e përplasje që u mbyllën me djegien e gomave. 

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • asolingo: 06/06/2024 07:12

    Kur protesta kthehet ne dhune disa here qeveria ka te drejte te anulloje protestat ne vazhdim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?