Presidenti i ri, Berisha i paftuar në tryezën e diskutimeve: Boçi dhe Bylykbashi negociatorë të Rithemelimit me opozitën

10 Maj 2022, 17:43| Përditesimi: 10 Maj 2022, 22:13

  • Share

TIRANË- Komisioni i Rithemelimit ka zgjedhur dy negociatorët për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit. Ata do të jenë deputeti Luçiano Boçi dhe Oerd Bylykbashi. Në përfundnim të mbledhjes së Rithemelimit, Berisha tha se kriteri kryesor për kandidatin, është që ai duhet të jetë një figurë politike, pasi në vetvete posti i presidentit është politik.

Berisha u ndal edhe në kriteret e propozuar nga kreu i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj ku tha se janë të dala nga zyra e shtypit të Taulant Ballës dhe Edi Ramës. Çdo propozim që vjen nga pala tjetër, sipas tij ka vetëm një synim, zgjedhjen e një presidenti që do Edi Rama.

“Të imagjinosh një president jo politik është absurditet, pasi posti i presidentit është qartësisht politik. Vërtetë nuk është post ekzekutiv s’do të thotë që nuk është politik. Çdo parashikim tjetër ose kriter tjetër kundër këtij kriteri është i gabuar, është i stisur dhe no sens. Në rast se e keni fjalën për kriteret ka një deklaratë se si i vlerëson Alibeaj, janë të dala nga zyra e Ballës apo Ramës. Dokument që ka synim tjetër vetëm të zgjedhë presidentin që do Edi Rama”, tha Berisha.

Rithemelimi do të negociojë për emrin e ri te kreut të shtetit me partitë e tjera opozitare, konkretisht me atë të Fatmir Mediut dhe Mesila Dodës.

Zgjedhja e presidentit të ri ka futur sërish opozitën në një qorrsokak. Në një kohë që sot, Sali Berisha prezantoi emrat e negociatorëve me opozitën, ka përjashtuar Enkelejd Alibeajn, duke i akuzuar si bashkëpunëtor të Edi Ramës. Nga ana tjetër, Alibeaj, nuk e ka përjashtuar Berishën nga ky proces, kjo pasi ai ka thënë se PD-ja do të dalë me një emër konkret pasi të marrë mendimin e të gjithë deputetëve demokrat, përfshirë këtu edhe ata që mendojnë ndryshe, duke iu referuar "Rithemelimit". Mirëpo, nga ana tjetër, përtej ngërçit brenda opozitës, kryeministri Edi Rama e ka bërë të qartë se nuk do të pranojë kurrsesi një emër nga Sali Berisha.

Kjo mbledhje vjen pasi Këshilli Kombëtar i Sali Berishës miratoi rezolutën për zgjedhjen e presidentit. Në rezolutë thuhet se do të votojnë në Kuvend kundër çdo kandidati, që propozohet nga maxhoranca. Duke përjashtuar nga procesi, kryetarin e grupit Enkelejd Alibeaj, të cilin e shkarkuan në kuvendin e 30 prillit, rezoluta e miratuar, thotë se çdo qëndrim që bie ndesh me vendimet e Këshillit nuk përfaqëson Partinë Demokratike në procesin e zgjedhjes së Presidentit.

Nga ana tjetër, drafti i propozuar nga Alibeaj thotë se presidenti duhet të jetë nga opozita! Sipas draftit, PD në formulën e zgjedhjes së presidentit kërkon që opozita të propozojë 4 emra kandidatësh e mes tyre të arrihet në një dakordësi mes mesazhorancës dhe opozitës për emrin që do t’i dërgohet Parlamentit për votim.

Ora 20:45
Presidenti i ri, Berisha: Duhet të jetë figurë politike! Kriteret e vendosura nga Alibeaj, të dala nga zyra e Ramës

 

Pas mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit, Sali Berisha tha se presidenti i ri duhet të jetë figurë politike. Ndalur në kriteret që ka vënë Enkelejd Alibeaj, Berisha thotë se janë të dala nga zyra e Edi Ramës.

“Përfshihet i gjithë spektri opozitar, kjo nuk ka diskutim të imagjinosh një president jo politik është absurditet, pasi posti i presidentit është qartësisht politik. Vërtete nuk është post ekzekutiv s’do të thotë që nuk është politik. Çdo parashikim tjetër ose kriter tjetër kundër këtij kriteri është i gabuar, është i stisur he no sens. Në rast se e keni fjalën për kriteret ka një deklaratë se si i vlerëson Alibeaj, janë të dala nga zyra e Ballës apo Ramës. Dokument që ka synim tjetër vetëm të zgjedhë presidentin që do Edi Rama. ju  e keni vënë re sesi procesi më serioz për një vend dhe një shtet u katandis në një proces familjar. Në një anë Batoni që është zëdhënësi më autentik i Edi Ramës, thotë se si Linda Basha s’ka kandidat tjetër, Rama u thotë deputetëve vet që emri im është më i propozoi nga ju, por se morëm kurrë vesh e propozoi njeri apo ji. Po trajtohet si një çështje familjare”, tha Berisha.

Ora 20:34
Presidenti i ri, Berisha: Luçiano Boçi dhe Oerd Bylykbashi negociatorë të Rithemelimit

 

Sali Berisha ka bërë me dije se Luçiano Boçi dhe Oerd Bylykbashi janë negociatorë të Rithemelimit për presidentin e ri. 

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jani nga Athina: 10/05/2022 22:08

    E bejm Saliun president deri sa te mbaroj gjyqi nderkombetar per Marreveshjen e Detit. Saliu eshte atdhetar i betuar (per disa kohe mbante harten e Shqiperise se Madhe ne zyre). Me pelqejn pikepamjet e tij per ate marreveshje.

    Përgjigju
  • selvia: 10/05/2022 21:01

    Une them qe persideni te veme Sali Birishen vetem per inot te Amerikonve...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?