Bordi i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit

Rithemelohet bordi i AKU-së, ministrja e Bujqësisë: Siguria ushqimore, kryefjalë e nismave tona

14 Janar 2022, 11:57| Përditesimi: 14 Janar 2022, 12:03

  • Share

Me iniciativë të ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, është rithemeluar Bordi i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, për një kontribut konkret në detyrat e AKU-së. Bordi do të përmbajë në strukturën e tij vendimarrëse kryesisht përfaqësues nga shkenca, prof. dr. pedagogë nga Fakulteti i Bioteknologjisë dhe Ushqimit, Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit, Fakulteti i Mjekësisë Veterinare, etj.

Ministrja Krifca, në takimin e mbajtur, vlerësoi faktin se struktura e këtij bordi, i cili po kthehet pas disa vitesh në një organ funksional, me bazë të fortë shkencore dhe teknike, do të ekzistojë jo thjesht si një detyrim ligjor, por për një shërbim aktiv e konkret,  për ta çuar në një tjetër standard nivelin e ndërveprimit për garantimin e sigurisë ushqimore. 

“Referuar një ndër shtyllave kryesore të programit të qeverisë shqiptare ‘Mirëqenie për të gjithë’, siguria ushqimore është padiskutim një ndër kryefjalët e nismave e politikave tona”, tha Krifca ne fjalën e mbajtur.

Krifca komunikoi se në fund të këtij viti, i takon këtij bordi të shqyrtojë e të japë vlerësimin për projektplanin e menaxhimit të krizave të propozuara nga AKU e rrjedhimisht të vlerësojë edhe punën e menaxherit të këtij institucioni.

Drejtoresha e Përgjithshme e AKU-së, Jeta Deda, paraqiti planin dhe objektivat e saj për mirëfunksionimin e AKU, me një këndvështrim të ri dhe të detajuar në funksion të sigurisë ushqimore.

Drejtuesja e AKU dhe bordi i ri, me mbështetjen e plotë të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, kanë nisur punën për një plan të suksesshëm veprimi me me shumë sfida përpara, përfshirë edhe nevojën për ndërhyrje në ligjin aktual të ushqimit dhe hartimin e legjislacioneve të reja që nevojiten.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?