Kronikë

Manastirliu në 'Air Albania': Hapim fashën për punonjësit e institucioneve në kontakt direkt me qytetarët

23 Qershor 2021, 13:43| Përditesimi: 23 Qershor 2021, 15:50

  • Share

Zgjerohet fasha e vaksinimit, duke përfshirë punonjësit e shërbimeve kritike dhe institucioneve në kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarët.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka ndjekur procesin e vaksinimit në qendrën e vaksinimit të përqendruar në Air Albania, nga ku u shpreh se ritmi është i lartë, por synohet të rritet me tej, me vaksinimin e kombinuar, si pjesë e planit kombëtar të vaksinimit masiv.

“Kemi kryer më shumë se 900 mijë vaksinime. Ritmi është goxha i mire, por kemi mundësi akoma më shumë për të rritur këtë ritëm, në mënyrë që të arrijmë një mbulesë vaksinale sa më të lartë. Plani i kombinuar i vaksinimit është duke vazhduar edhe me institucionet kritike si OSHEE, të transportit, ujësjellësit si dhe institucione të cilat kanë kontakte direkte me qytetarët, siç janë bashkitë, siç është qendra e shërbimeve ADISA dhe institucione të tjera të cilat janë përfshirë në planin tonë të vaksinimit”, tha Manastirliu.

Duke folur për situatën e epidemisë në vend, Ministrja e Shëndetësisë bëri apel për vigjilencë dhe theksoi se do të intensifikohet programi i vaksinimit.

“Pavarësisht se jemi në një situatë shumë të kontrolluar të epidemisë në vend, kjo nuk do të thotë se duhet të ulim vigjilencën, e aq më pak, ritmin e vaksinimit”, tha Manastirliu

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 901,429 doza të vaksinës ndaj COVID-19. Prej tyre 375,629 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCOVID. Aktualisht është hapur fasha e vaksinimit për qytetarët +50 vjeç, ndërsa vijon vaksinimi i kombinuar edhe me grupet e riskut. Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin.

Ky vendim ka ardhur pasi Këshilli i Lartë i Prokurorisë i ka dërguar një letër ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ku kërkon që të përfshihen në fushatën e vaksinimit edhe prokurorët, Oficerët e Policisë Gjyqësore dhe stafin e Prokurorive. 

 Në letrën që mban firmën e kreut të këtij institucioni, Gent Ibrahimi thuhet se prokurorët janë shumë të rrezikuar përballë këtij virusi, për këtë arsye duhet të vaksinohen, pasi puna e tyre nuk mund të bëhet online. Në total janë në 928 persona.

J.GJ./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kërkon anulim të zgjedhjeve, si ju duket?