Ndërsa ora shënon 12:00 në natën e Vitit të Ri, zakonisht mund të gjeni turma njerëzish duke brohoritur, familje së bashku dhe çifte që përpiqen të gjejnë njëri-tjetrin për të ndarë një puthje. Por shumë prej nesh i kalojnë këto tradita festive duke kryer disa rituale që besojnë se sjellin fat për vitin e ri.
Nëse po kërkoni të gjeni disa prej bestytnive të vitit të ri, lexoni më poshtë disa prej tyre, të cilat mund t’ju duken edhe të pazakonta.
1-Mbani sirtarët e mbushur plot me ushqime;
2-Ecni përreth me valixhe të zbrazët për të pasur një vit plot me udhëtime;
3-Hidhni ndonjë mobilje nga dritarja;
4-Hani 12 kokrra rrush;
5-Mbani para në portofolin tuaj;
6-Hani zarzavate dhe bizele;
7-Shmangni lotët;
8-Bëni zhurmë;
9-Lini dritaret dhe dyert të hapura;
10-Vishni rroba me pika;
11-Hidhuni në ajër;
12-Thyeni ndonjë enë;
13-Mos pastroni;
14-Ndani një puthje pas mesnate;
15-Digjni ndonjë foto të vjetër që t’i hapet rrugë gjërave të reja që do të vijnë.