Që në kohrat e lashta, njerëzit besonin në vetitë shëruese të gurëve. Në ditët e sotme, trajtimi i gurit nuk është më aq i përhapur. Përfitimet dhe efektet shëruese të ekspozimit ndaj gurëve janë të pamohueshme. Sigurisht, nuk duhet të konsiderohet trajtimi me gurë për shëndetin si një alternative për ilaçet, por është mjaft e mundur që të përdoren procedura të tilla si terapi shtesë.
E ftuar ditën e sotme në “Rreze Dielli” ka qenë ekspertja e kristalo-terapisë Fjorza Mullaj, e cila na tregoi lidhjen midis gurëve të ndryshme dhe energjisë së tyre, e cila ndikon në gjendjen emocionale të gjithë secilit.
Ajo tregoi për ritualin të cilin mund të realizojmë nëpërmjet këtyrë gurëve, dhe djegies së sherebelës për pastrimin e energjive negative, këtë djegie të lëndës së sejxh ose sherbelës, ajo thotë se nuk mund ta durojnë të gjithë, sepse disa kanë demonë brenda vetes:
‘’ Kjo bën goxh tym, thonë se disa njerëz nuk e durojnë dot, sepse kanë një demon brenda tyre, kanë një gjë me të cilën janë duke luftuar edhe po mundohen ta përmirësojnë, janë në një luftë me dicka dhe nuk mund ta durojnë. Gjithashtu kemi selenit që folëm për frekuencën më të saktë për purifikim kemi dhe tumalin sepse mbron nga rreziku dhe është Kristal që përdoret ndër shekuj për tu pastruar nga e keqja e çfarëdolloj forme’’ thotë ajo, duke shpjeguar edhe mënyrën se si mund të realizojmë ritualin me këto produkte.
Ky ritual mund të realizohet edhe tek njerëzit edhe tek shtëpia apo ambientet që dëshirojmë të largojmë energjitë negative.
Ndërsa u shpreh se për të gjithë ata, që i përdorin këto gurë në bizhuteritë e tyre dhe duan që të bëjnë ritualin e pastrimit, është koha e duhur, duke filluar nga sot që është hënë e plotë:
‘’Sot kemi hënë të plotë, është një hënë shumë e rëndësishme, është shumë mirë që ta bëjmë ritualin, mund ta fillojmë shkarkimin gjatë ditës…karikimi bëhet pasi ka perënduar dielli dhe ka dalë hëna. Nuk ka rëndësi a është vrenjtur koha, a po bie shi, hëna është aty, është e fuqishme, efektin do ta jap në planet dhe të nesërmen data 1 mund ta nisi me energji ‘’u shpreh ajo.
A ka noj tym me të ba me qesh!!?? Hahahahahahaha Edhe kjo kishte mbetur!! Mjerë këta njerëz që e kanë jetën TYM E LYM!
Përgjigju