Qendërmbrojtësi spanjoll Sergio Ramos është ende në kërkim të një klubi dhe po lidhet me një kalim te Los Angeles Galaxy në SHBA. Lëvizja e Lionel Messit te Inter Miami ka sjellë një rritje të madhe për MLS dhe ka rritur profilin e ligës në nivel global.
Argjentinasi tani mund të shohë një ish-bashkëlojtar të PSG-së të lëvizë te kjo ligë pasi Sergio Ramos është ende në kërkim të një klubi që kur u nda me skuadrën e Ligue 1 në fund të sezonit 2022/23. Sipas të përditshmes katalanase 'Mundo Deportivo', Ramos është duke studiuar mundësinë e kalimit te kampionët aktualë të MLS, ku do gjente Giorgio Chiellinin.
Ish-kapiteni i Real Madridit ishte lidhur me një lëvizje te Inter Miami kohët e fundit, por klubi tashmë ka shfrytëzuar tre vendet e caktuara për lojtarët e huaj, gjë që e detyroi mbrojtësin nga Camas të rimendonte planet e tij të së ardhmes.