Alvaro Morata

Rivalët e Euro 2024, kapiteni i Spanjës i trembet Shqipërisë! Morata: Kanë bërë paraqitje spektakolare

21 Mars, 16:30| Përditesimi: 21 Mars, 16:32

  • Share

Alvaro Morata, kapiteni i Spanjës i trembet kombëtares shqiptare. Kuqezinjtë dhe iberikët janë rivalë në Euro 2024 në grupin B, teksa sipas Moratës ai që kalon grupin do shkojë para në turneun e Gjermanisë. Sipas tij, Spanja dhe Italia kanë më shumë shanse për më tej.

"Euro 2024? Unë firmos që Spanja dhe Italia të ecin përpara dhe shtoj një gjë se kushdo që kualifikohet nga grupi ynë do të shkojë larg. Por do të jetë shumë e vështirë. Kroacia ka një gen të jashtëzakonshëm konkurrues, ka zënë vendin e dytë dhe të tretë në Kupën e Botës, u eliminuan nga ne në Kampionatin Europian dhe vitin e kaluar në Ligën e Kombeve i mundëm me penallti", tha fillimisht sulmuesi i Atletico Madrid.

Më pas Morata foli me superlativa për Shqipërinë, duke thënë se në kualifikuese ekipi ynë bëri një paraqitje spektakolare. Kujtojmë se kuqezinjtë e Sylvinhos për herë të parë në histori e mbyllën grupin E në vendin e parë.

"Shqipëria bëri një paraqitje spektakolare në ndeshjet kualifikuese. Problemi është se nuk mund të gabosh, nëse humbet një goditje je menjëherë nën presion. Por si kapiten unë them se kjo Spanjë ka një grup të madh dhe mendoj për Italinë. Fituan Kampionatin Evropian 2021 falë forcës së grupit, ky është shembulli për t'u ndjekur", ka thënë mes të tjerash Morata.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?