Kombëtarja kroate viziton Vatikanin para Euro 2024

Rivalët e Shqipërisë në Euro 2024, Kroacia viziton Vatikanin! Merr bekimin nga Papa Françesku

5 Qershor, 21:52| Përditesimi: 5 Qershor, 21:56

  • Share

Kombëtarja e Kroacisë vizitoi sot Papa Françeskun në Selinë e Shenjtë të Vatikanit. Shoqata Kroate e Futbollit (HNS) dërgoi ekipin e futbollit në Vatikan për një pritje me kreun e Kishës Katolike Romake, Papa Françeskun.  Ky i fundit, sot në një takim privat ka pritur futbollistët dhe trajnerin Zlatko Dalic.

Papa vlerësoi kombëtaren kroate për arritjet e saj, si vendi i tretë në Kampionatin e fundit Botëror në Katar. Kroatët morën bekimin e tij edhe para Euro 2024, i cili do të organizohet në Gjermani nga 14 qershori - 14 korrik.

Presidenti i federatës kroate, Marijan Kustic i dhuroi Papës një dhuratë simbolike, fanellën e kombëtares kroate. Kujtojmë se në Grupin B të Euro 2024 Kroacia luan kundër Shqipërisë, Italisë dhe Spanjës.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?