Rivali politik i kapi djalin duke shpërndarë ushqime me furgon, kandidati i PS për Hasin flet për Report TV: Im bir ishte rastësisht aty! Pakot shpërndahen për Natën e Kadrit

18 Prill 2023, 08:32| Përditesimi: 18 Prill 2023, 14:58

  • Share

Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Hasit, Halit Mulaj ka reaguar pas akuzave të bëra nga Miftar Dauti, kandidat i koalicionit Meta-Berisha i cili mbrëmjen e djeshme ndaloi një furgon të zi ku sipas tij ndodhej djali i Halit Mulajt duke shpërndarë ndihma ndaj familjeve të zonës në këmbim të votave për 14 majin. 

Në një lidhje telefonike për Report TV, Halit Mulaj ka folur mbi pakot ushqimore të marra nga magazina e rezervave të shtetit. Ai u shpreh se pako të tilla shpërndahen çdo vit me vendim të këshillit bashkiak të qytetit për qytetarët në nevojë me rastin e Natës së Kadrit. Ai tha se bëhet fjalë për pako tradicionale që shpërndahen çdo vit në kuadër të mbrëmjes së shenjtë për besimtarët muslimanë. 

"Rivali im ka shkuar me telefon duke bërë video duke e ekzagjeruar në mënyrë ekstreme ngarkimin e 15-16 pakove që do transportoheshin nga bashkia tek magazina për t;u shpërndarë ditën e sotme për familjet në nevojë"-tha Mulaj. 

Mes të tjerash, i pyetur për praninë e djalit të tij në vendin e ngjarjes ku u ndalua furgoni me pako ushqimore, ai tha se i biri ishte gjendur rastësisht aty pasi personi përgjegjës i kisthe kërkuar ndihmë për të transportuar pakot. Ndërsa shtoi se ky veprim i përvitshëm ku shpërndahen rreth 15-16 pako për familjet në nevojë në kuadër të festave fetare, po ekzagjerohet nga rivali i tij politik duke qenë se këtë vit është edhe fushata zgjedhore. 

“Djali më tha se i kishte rënë të kalonte aty. Personi përgjegjës e ka thirrur i ka thënë nëse mund t’i marrë pakot dhe t’i transportojë.  Reagimi kaq ekstrem, kundërshtarët po e bëjnë si skandal. Po çfarë skandali është të shpërndash pako tradicionale për natën e Kadrit, kjo është bërë gjithmonë. Po këtë vit meqë është fushata duan ta ekzagjerojnë”- shtoi ai në një lidhje telefonike për studion e Report TV.

Ndërsa më herët në një reagim në facebook, Halit Mulaj bën thirrje që qytetarët hasjanë të refuzojnë masivisht kandidaturën e Miftar Dautit. 

“E vetmja gjë që po kuptoj në gjithë këtë histori, është se, rivali im po tregohet shum i vogël, gjë që unë nuk e dija që është në këtë nivel!! Të dashur miqtë e mi, nuk dua të merrem me vogëlsira,  ua lë në dorë Ju të dashur Hasian, ta refuzoni masivisht këtë vogëlsirë më 14 maj,  Duke u kërkuar ndjesë për këtë reagim të detyruar nga sjellja negative e rivalit”-përfundon Dauti në reagimin e tij.

Mbrëmjen e djeshme, në qytetin e Krumës Miftar Dauti ndaloi një furgon në pronësi të djalit Halit Mulajt, duke e akuzuar këtë të fundit se po shpërndante ndihma me ushqime në këmbim të marrjes së votës së banorëve në zgjedhjet lokale të 14 majit. Policia në njoftimin zyrtar bqën me dije se po merren në pyetje dy djemtë e kandidatit të PS si dhe magazinieri i bashkisë që të cilët kianë ngarkuar 21 pako me ushqime të cilat mbanin mbishkrimin "rezerva shteterore". 

Ora 14:51
Bllokimi i furgonit me pako ushqimore në Has, policia: Po merren në pyetje djemtë e kandidatit të PS dhe magazinieri i bashkisë

1681822244_Screenshot7.jpg

Policia e Hasit ka dalë me një njoftim zyrtar sa i takon denoncimit të bërë nga Miftar Dauti, kandidat i koalicionit Meta-Berisha kundrejt Halit Mulajt, kandidat i PS për bashkinë e qytetit.

Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se në furgonin e bllokuar me dyshimin se po shpërndante ndihma për llogari të kandidatit të një partie politike, janë gjetur 21 pako me 21 pako me mbishkrimin “Rezerva Materiale Shtetërore”.

Për rastin po merren në pyetje B.M dhe E.M, dy djemtë e kandidatit të PS si dhe magazinieri i bashkisë së Hasit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 17.04.2023, rreth orës 21:00, një grup personash kanë bllokuar në qendër të qytetit të Hasit, një automjet furgon me targa AB 333 EC, me drejtues shtetasin B. M., me pretendimin se ishte i ngarkuar me pako me ndihma të cilat dyshonin se do të shpërndaheshin për llogari të një kandidati të një subjekti politik, dhe për këtë rast kanë njoftuar Komisariatin e Policisë Has dhe është vënë në dijeni Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Has, pasi kanë marrë kallëzim nga shtetasi M. D. (njëri nga shtetasit që kishin bllokuar furgonin në qendër të qytetit), mbi pretendimin e tij, kanë njoftuar menjëherë Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, me qëllim marrjen e autorizimit për ushtrimin e  kontrollit në këtë furgon.

Pas marrjes së autorizimit nga Prokuroria, shërbimet e Komisariatit të Policisë Has kanë shoqëruar menjëherë në ambientet e Komisariatit të Policisë, furgonin me targë AB 333 EC dhe në prezencë të oficerëve të Policisë Gjyqësore, drejtuesit të furgonit dhe palës kallëzuese, është ushtruar kontroll në brendësi të furgonit, ku janë konstatuar 21 pako me mbishkrimin “Rezerva Materiale Shtetërore”, të cilat ishin ngarkuar në magazinën e bashkisë.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, janë pyetur në cilësinë e personave që kanë dijeni mbi pakot e gjetura në furgon, shtetasit B. M., E. M (vëllezër) dhe Sh. M. (me detyrë magazinier i bashkisë).

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Has, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, vijojnë veprimet procedurale për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Materialet  e para procedurale, me kërkesë të Prokurorisë, i kanë kaluar për vlerësim këtij institucioni.

Ora 11:49
Djali i tij u kap duke ngarkuar pako ushqimore në furgon, Mulaj flet për Report TV: U gjend rastësisht aty, ndihmat shpërndahen çdo vit për Natën e Kadrit

 

Kandidati i PS për bashkinë e Hasit, Halit Mulaj ka folur për Report TV, lidhur me bllokimin e furgonit me pako me ushqime që u denoncua nga rivali i tij politik, Miftar Dautaj si veprim në përpjekje për të manipuluar votat e qytetarëve.

Mulaj tha se pakot e rezervave të shtetit të cilat shfaqen edhe në pamjet e publikuara, shpërndahen me vendim të këshillit bashkiak çdo vit për familjet në nevojë në Natën e Kadrit.

Sa i takon prezencës së djalit të tij, në ngarkimin e furgonit me pako ushqimore, Mulaj u shpreh se ai ishte gjendur rastësisht dhe personi përgjegjës i kishte kërkuar ndihmë për t’i transportuar pakot

“Personi përgjegjës e ka marrë djalin tim e ka çuar tek magazina. Rivali im ka shkuar me telefon duke bërë video duke e ekzagjeruar në mënyrë ekstreme ngarkimin e 15-16 pakove që do transportoheshin nga bashkia tek magazina për t;u shpërndarë ditën e sotme për familjet në nevojë”- u shpreh Mulaj.

Ai shtoi se kjo është diçka e përvitshme që kundërshtarët politikë po mundohen ta ekzagjerojnë duke shfrytëzuar fushatën elektorale.

“Djali më tha se i kishte rënë të kalonte aty. Personi përgjegjës e ka thirrur i ka thënë nëse mund t’i marrë pakot dhe t’i transportojë. Reagimi kaq ekstrem, kundërshtarët po e bëjnë si skandal. Po çfarë skandali është të shpërndash pako tradicionale për natën e Kadrit, kjo është bërë gjithmonë. Po këtë vit meqë është fushata duan ta ekzagjerojnë”- shtoi ai në një lidhje telefonike për studion e Report TV.

Ora 10:30
Ndaloi furgonin e djalit të rivalit që po fuste pako, kandidati i koalicionit Berisha-Meta: Mund të kenë lekë, të tregojnë çfarë ka brenda

 

Kandidati i koalicionit, Berisha-Meta për bashkinë Has, Miftar Dauti ka treguar momentin kur ndaluar furgonin e dy djemve të kandidatit të PS, Halit Mulaj duke thënë se po fusnin pako kartoni, brenda të cilave nuk e di se çfarë ka.

Dauti u shpreh se mund të jetë manipulim për të blerë votat ndaj gjithçka kërkojnë është të hapen pakot për të vërtetuar cfarë kanë futur brenda.

“Ky është automjet i bllokuar. Aty ka pako të dyshimta. Është automjeti i djalit të kandidatit për kryetar bashkie të PS, djalit të Halit Mulës. Isha duke kaluar rrugës, e pashë te shkolla. 2 djemtë e tij po e mbushnin me pako. Janë pako kartoni, se çfarë ka në to nuk e di, mund të ketë edhe lekë që po shpërndajnë për blerje votash. Gjoja japin ndihma, oriz e makarona. Është manipulim, po tentojnë në çdo lloj forme të blejnë votat. Ne do i mbrojmë votat e votuesve hasjanë. Në momentin që e kam konstatuar mjetin, kam shkuar e kam bërë videon. Ajo është e qartë, janë 2 djemtë e kryetarit të Bashkisë, po e mbushnin me pako, njoftova shefin e komisariatit. I kërkova të ndalojë mjetin. Ne me njerëzit tonë nuk e lejuam mjetin të largohet. Kështu që i kërkojmë policisë të thirrë personin të vijë të hapë furgonin e të shohim pakot çfarë materialesh kanë. Erdhi policia, donin të merrnin furgonin e ta çonin në polici, nuk e kemi lejuar”, tha Dauti.  

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 19/04/2023 03:42

    Me kujtohet para shume vitesh ne U.S nje kandidat per zgjedhjet lokale ne zonen tone,po shperndante krehera me emrin e tij te gdhendur ne te, para supermarketit ku shkuam te bejme pazar.Nuk e di nese fitoi apo jo,por ate kreher e kemi dhe sot ne shtepi.Gjithashtu,me kujtohet qe asnje nuk e mori per keq kete gjest,ne te fundit nje cope kreher ishte,nuk ishin as pako me ushqime,as para,as ndonje gje tjeter e dyshimte qe mund t'a quaje si blerje e hapur vote.

    Përgjigju
  • Arbëri: 18/04/2023 12:41

    Ta q… Kadri at ftyr shkjau

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?