Myrto Uzuni dhe Armando Sadiku janë duke shkëlqyer në La Liga 2 në Spanjë. Dy sulmuesit shqiptarë janë në garë për kreun e golashënuesve, teksa së bashku kanë realiuar 10 gola këtë fillim sezoni.
Uzuni ka shënuar gjashtë herë për Granadan, duke qenë veç të tjerash edhe njeriu i momentit te të tijtë. Beratasi ndan kreun e golashënuesve më të mirë me Raul Garcia të Mirandes. Nga ana tjetër, Sadiku këtë sezon është kthyer ai i vjetri, duke qenë deçiziv për Cartagena me katër gola.
Rivaliteti mes tyre tanimë kalon në La Liga 2, me sulmuesit kuqezi që janë në garë për "Këpucën e Artë". Nëse Sadiku vijon me këto rritme, ftesa për një rikthim në Kombëtare nuk duket e largët. "Shtegtimi" në Turqi dhe Bolivi bënë që 31 vjeçari të humbiste vendin në ekipin kombëtar të Shqipërisë, ndërsa këtë sezon Sadiku është kthyer të bëjë bomberin e munguar te Cartagena.