Roma ka vendosur të afrojë holandezin Dean Huijsen nga Juventusi. Ndërkohë që transferimi i përkohshëm i mbrojtësit të Juventusit te Frosinone dukej se ishte në plan të parë, verdhekuqtë arritën të përfshiheshin në operacion duke gjetur shpejt një marrëveshje dhe duke ndryshuar planet e klubit të Juventusit në momentin e fundit. Sipas asaj që thuhet në Itali, është arritur një marrëveshje mbi bazën e një huazimi 6-mujor prej 700 mijë eurosh.
Fillimisht u fol edhe për përfshirjen e mundshme të anësorit të të rinjve të Romës, Luigi Cherubini, i lindur në vitin 2004, në marrëveshjen për të kryer lëvizjen pa asnjë kosto, por më pas palët ranë dakord për 700 mijë euro.
Në gjashtë muajt e ardhshëm, Dean Huijsen do të veshë fanellën e Romës dhe jo atë të Frosinones për të fituar përvojë në Serie A dhe për të grumbulluar minutat e duhura në këmbë. Për të përfunduar marrëveshjen, i riu pritet së shpejti në Romë për t'iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore dhe të hedhë firmën mbi kontratë.
Me ardhjen në "Trigoria" të 18-vjeçarit, Mourinho menjëherë do të jetë në gjendje të llogarisë si një alternativë në repartin e mbrojtjes për të frenuar urgjencën nga dëmtimet.
Komente
