Santiago Malko dhe Ervis Martinaj

Kronikë

Rivaliteti për lojërat e fatit vrau Santiago Malkon, e ekzekutuan sapo la vajzën në spital! SPAK: Klani 'Duka' planifikoi vrasjen e Ervis Martinajt, por s'e gjetën

18 Korrik 2021, 10:25| Përditesimi: 18 Korrik 2021, 13:12

  • Share

TIRANË-Rivaliteti në biznesin e paligjshëm të llotove sportive është shkaku i vrasjes së ish policist Santiago Malko nga anëtarët e klanit 'Duka' gushtin e vitit 2019.

Prokuroria e posaçme ka përfunduar hetimet duke i kërkuar gjykatës dënimin e autorëve të dyshuar të cilët sipas akuzës kanë planifikuar vrasjen e më pas ekzekutuar Malkon duke e qëlluar me kallashnikov e pistoletë. Për herë të parë SPAK zbulon se Malko është ndjekur për disa kohë dhe sapo ka shtruar në spital vajzën e vogël dhe është larguar prej aty është ekzekutuar.

Prokurori Behar Dibra në kërkesën e tij dhe hetimet e kryera thotë se plani ishte ekzekutimi i Ervis Martinajt por kur s'kanë mundur ta gjejnë atë edhe pse kishin informacion se kishte udhëtuar në Spanjë apo Turqi, kanë ekzekutuar Malkon.

Të pandehurit për vrasjen e Santiago Malkos

Leonard Duka në arrati

Erlis Duka, në arrati

Oltian Loga, në arrati

Aleksandër Maxhaku, në arrati

Fatmir Hyseni (Musai), në arrati

Dritan Agaj, në arrati

Ilir Selmani, aktualisht në paraburgim,

Elvis Gaçaj, në gjendje të lirë

Xhoni Nica (pushim akuze)

-Vrasja e Santiago Malkos më 27 gusht 2019 ishte planifikuar nga një skuadër e përbërë nga 7 anëtarë, të cilët kanë qënë aktivë në terren, ndërsa dy persona të tjerë janë ata që kanë urdhëruar dhe paguar Fatmir Hysenin “Doqen” e Vlorës për të hapur zjarr në drejtim të objektivit Malko. Etja për të vrarë Santiago Malkon dhe për të mos i lënë asnjë mundësi shpëtimi këtij personi, ka qënë e madhe, kjo pasi shihet qartë dhe hapur mobilizimi i klanit “Duka”, në logjistikë, në burime njerëzore dhe burime financiare. “Shqiptarja.com” e cila ka investiguar dhe publikuar e para se hija e kujt klani fshihej pas kësaj vraje, emrat dhe rolin e klanit “Duka” në këtë ngjarje, ka sjellë të plota akuzat që janë ngritur ndaj personave të shpallur në kërkim si Leonard dhe Erlis Duka, Xhoni Nica, Oltian Loga, Ilir Selmani, Aleksandër Maxhaku, Dritan Agaj ose “Gabeli”, Fatmir Hyseni ose “Doqja” dhe Bledar Teta. 

Pjese nga dosja 

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?