Rivaliteti turistik, Ministri italian thumbon Ramën: Aspirojnë të bëhen si ne, por sot ende nuk janë

12 Gusht 2023, 10:00| Përditesimi: 14 Shtator 2023, 22:31

  • Share

Ministri italian i Bujqësisë dhe Sovranitetit Ushqimor ka reaguar lidhur me rivalitetin turistik me Shqipërinë nxitur dhe nga një meme e publikuar nga kryeministri Rama me të cilën njoftonte bumin e turistëve italianë drejt vendit tonë, dhe braktisjen e bregdetit italian.

Madje lajmëron dhe një vizitë të mundshme rrufe për në tokën e Shqiponjave këto ditë

 Jam kurioz të shoh me sytë e mi hendekun mes oferta puliane e cilësisë më të lartë dhe asaj shqiptare, e cila po përpiqet të rimarrë terren duke parë ekselencën tonë” deklaroi Francesco Lollobrigida i cili është dhe kunati i kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni.

Ramës i kujton se ka shumë për të mësuar nga Italia, i kërkon të qëndrojë në lartësinë që i takon si kryeministër dhe të zbresë ‘me këmbë në tokë’

Secili ka vendin e vet.

 "Rama e di që ka shumë për të mësuar nga Italia dhe ne kemi shumë për t'i mësuar. Por duhet të qëndrojë në lartësinë që i takon. Italia dhe Pulia janë shumë përpara. Pra, ju lutem, me gjithë respektin për miqtë e shumtë në Mesdhe, ata aspirojnë të bëhen si ne, por sot nuk janë. Ndoshta pas pesëmbëdhjetë apo njëzet vjetësh. Tani për tani ata që duan të paguajnë më pak dhe kanë më pak shkojnë atje. Kushdo që dëshiron të paguajë pak më shumë dhe të marrë pak më shumë vjen këtu”

Postimi i kryeministrit Edi Rama në Facebook

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Populli: 12/08/2023 11:56

    Duhen edhe 50 vjet me u ba shqiperia si Italia

    Përgjigju
  • Or tej: 12/08/2023 11:12

    Rama po te provokon qe ti te zbresesh ne aeroport qe te te shenoje si nje turist me shume ne statistikat e veta or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Mario: 12/08/2023 10:48

    Italia eshte vendi ekselent i zhvillimit te koncesioanreve balnear qe po nuk ditem ta terheqim ketu dhe ne kete moment rrezikojme ta tretim ne Tunizi aktualisht me cmimet me te lira ne gjithe rajonin mesdhetar pastaj vjen Marok

    Përgjigju
  • Fadi: 12/08/2023 10:39

    Po ku krahasohet ky vend i lodhur me Italine. Vetem nje lunatik mund te beje nje krahasim te tille. Me e keqja eshte se ky ende ben sikur nuk e di se zevendesi tij nuk e di qe eshte arratis dhe ky eshte shedi i gjithe xhepistave dhe e shkaterroi kete vend perfundimisht.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?